Pejgamberi Isa (alejhi Selam) dhe ‘Kodi i Da Vinçit’

0
4751

“Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.” (El Bekare, 136)

“Përkujto kur engjëjt i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).” (Ali Imran, 45)

Ne i besojmë të gjithë pejgamberëve dhe lajmëtarëve të All-llahut. Ne të gjithë ata i respektojmë dhe i pranojmë pa kurrfar dallimi. Besojmë se të gjithë pejgamberët e kanë bartur mesazhin e monoteizmit (teuhidit) dhe se të gjithë ata i ftuan njerëzit ta adhurojnë vetëm All-llahun dhe të jetojnë një jetë të ndershme.

Pejgamberi, Muhammedi s.a.v.s., nuk është vetëm i dërguar i Zotit, por i dërguari i fundit i Tij. Pejgamberi, Muhammedi s.a.v.s. nuk është shpikës i islamit; të gjithë pejgamberët i janë nënshtruar vetëm Zotit (musliman), dhe pasuan rrugën e bindjes së një Zotit (islamin). Besojmë se Isa a.s. (Isusi) është njëri ndër pejgamberët më të dalluar të Zotit.

Në Kur’an ‘Isusi’ është quajtur Isa. Ai, gjithashtu, është i njohur edhe me emrin El-Mesih (mesija) dhe Ibn Merjem (bir i Marisë). Ai në Kur’an ka edhe emra tjerë të ndershëm. Ai është i vlerësuar si një personalitet i lartë religjioz. Çdo musliman e beson atë, e respekton dhe e donë. Nëna e tij, Merjem (Marija), gjithashtu, është mjaft e respektuar, e nderuar dhe vlerësuar. Ekzistojnë qindra mijëra musliman në mbarë botën të cilët janë krenar dhe mburren me emërtimin e tyre sipas pejgamberit Isa a.s., sikurse ekzistojnë shumë muslimane të cilat krenohen me emrin Merjem.

Sot, në botë mbizotërojnë gjëra të shumta kontraverze të cilat janë rezultat të romanit të Dan Brownit “Kodi i Da Vinqit”. Ky roman është triller i madh, dhe deri më tani, janë shitur më shumë se 45 milion ekzemplar. Para pak kohe është paraqitur edhe filmi i realizuar në bazë të këtij romani. Shumë krishter konsiderohen të ofenduar për shkak të romanit të përmendur. Në disa vende krishterët protestojnë dhe kërkojnë nga qeveritë e tyre ta ndalojnë emitimin e këtij filmi dhe shitjen e këtij romani. Disa peshkop dhe kardinal janë kthyer drejt karikaturave daneze kundër Pejgamberit Muhammed s.a.v.s., duke thënë se nëse muslimanët ndihen të ofenduar për shkak të disa vizatimeve, ne duhet të jemi edhe më shumë të ofenduar për shkak të këtij libri. Disa musliman dhe jomusliman kërkojnë reagimet tona për shkak të kësaj novele.

Ne muslimanët nuk dëshirojmë që tjerët të na njofin si njerëz të cilët reagojnë vetëm atëher kur diçka nuk është në regull me autoritetin e emrit të bekuar të pejgamberit tonë Muhammedit s.a.v.s. Ne qëndrojmë në respektimin e të gjithë individëve religjioz në të gjitha religjionet. Më tej, Isa a.s., gjithashtu, është pejgamber i jonë i nderuar. Ne bësojmë në atë dhe e respektojmë. Ne, gjithashtu, kemi çfarë të themi për këtë novelë dhe film.

Kam dëshirë t’i tregoj dy gjëra të cilat i përkasin “Kodit të Da Vinqit” Njëra është pozitive ndersa tjetra negative. Gjëja pozitive është se në film thuhet se Isa a.s. në shekujt e parë ishte i njohur vetëm si Pejgamber i Zotit, e jo si Zot. Por, në ngjarjet e vitit 325, imperatori Konstantin dhe disa klerik ndryshuan të vertat për Isain a.s.

“Kodi i Da Vinqit”, gjithashtu, thotë se Isa a.s. ishte martuar me njëren prej pasueseve të tij, Marijia Magdalenën, dhe me atë kishte fëmijë, dhe se pasardhësit e tij ekzistojnë edhe në ditët e sotit. Por, Kur’ani nuk na tregon asgjë për martesën e Isait a.s., gruas së tij, apo fëmijëve (për këtë nuk flet as Dhijata e re), por nga aspekti islam asgjë nuk është e diskutueshme se është martuar dhe se kishte fëmijë.

Në Kur’an All-llahu thotë: “Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar”. (Er Ra’d, 38)

Disa krishterë tregimin për Isain a.s. e konsiderojnë si një lloj blasfemie. Sipas mendimit të tyre të thuhet se Isa a.s. ishte i martuar do të thotë se ai nuk është Zot. Ata gjithashtu thonë se Zoti ka djalë, prandaj sipas tyre Isa a.s. nuk ka mundësi të ket djalë. Ne, si musliman, themi se nëse Isa a.s. nuk ishte i martuar, kjo nuk e bënë Zot. Pejgamberi Jahja a.s. i cili ishte bashkëkohas i Isait a.s., nuk ishte i martuar, por askush nuk e ka konsideruar si Zot.

Nëse një person nuk është i martuar s’do të thot se ai duhet të jet Zot. Nëse Isa a.s. ka qenë i martuar, kjo nuk e shkatërron namin e tij sepse edhe para tij edhe pas tij kanë ekzistuar pejgamber të cilët ishin martuar dhe kishin pasardhës. Është intersant të shihet se si në ditët e sotit shumë shkrimtar krishter shkruajnë se Isa a.s. nuk ishte kruqëzuar dhe se kurrë nuk e ka konsideruar veten si djalë të Zotit. Kjo shumë më hetet është thënë edhe në Kur’an.

Por, ekziston edhe ana tjetër negative e “Kodit të Da Vinqit”, të cilën ne si musliman duhet ta kritikojmë. “Kodi i Da Vinqit është roman, prodhim i imagjinatës. Ai nuk paraqet realitetin për jetën e Isait a.s. në mënyrën reale dhe të pranuar. Ai trillon jetën dhe tregimin e tij, dhe në këtë formë ofendon këtë pejgamber të madh të All-llahut xh.sh.

Autori i “Kodi i Da Vinqit” mori disa fakte historike dhe me këtë është hyrë në një tregim misterioz për t’i tronditur dhe trishtuar lexuesit e tij. Të dërguarit e All-llahut dhe lajmëtarët e Tij nuk guxojnë të trajtohen në këtë formë. Ata meritojnë të vlerësohen dhe të respektohen sinqerisht nga ana jonë. Për këtë arsye islami ndaloi vizatimet e pejgamberëve dhe lajmëtarëve të Zotit, si dhe ndaloi filamat dhe tregimet e pavërteta në lidhje me ata. Islami në mëson që jetën e pejgamberëve duhet ta paraqesim me një respekt, kujdes dhe saktësi të madhe. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Transmetoni nga unë bile një ajet. Për bijtë e Israilit folni pa hezitim; por kush gënjen në mua, le t’i përgatit vetit një vend në Xhehennem!” (Buhariu)

Shpresojmë se në të ardhmën do të ketë sa më shumë të vërteta për jetën e Isait a.s. Ne në përgjithësi distancohemi nga të gjithë ata që e ofendojnë personalitetin e tij përmes mendimeve fikse dhe gënjeshtrave. Ne muslimanët duhet ta shfrytëzojmë këtë rast t’i njoftojmë të tjerët për qëndrimet e islamit ndaj Isait a.s.

Amin!

Dr. Muzammil H. Siddiqi është president i Fiqh Council of North America (Këshillit juridik të Amerikës Veriore)/ Kjo hytbe u mbajt në Islamic Society of Orange County, California, United States, 19. maj, 2006.