20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Pederët” dhe Avokati i tyre janë kundër “Bashkohu”

Më të lexuarat

Prishtinë, 8 mars – KQZ ka aprovuar kërkesën për ta bërë Lëvizjen Bashkohu parti politike. Por, vendimi po kundërshtohet nga një grup i parëndësishëm dhe i panjohur qytetarësh (të cilët zëdhënësja e KQZ-së i kishte akuzuar se nuk kanë ditur as ta shkruajnë e as ta argumentojnë ankesën e tyre) e pas kësaj kundër u vunë edhe “Pederët” dhe Avokati i tyre siç janë quajtur shpesh në opinionin publik Avokati i Popullit dhe Kosovo 2.0.

Ata thonë se regjistrimi i kësaj organizate islamike është kundërkushtetues. Paralajmërojnë padi në Gjykatën Kushtetuese, në emër të mbrojtjes së laicizmit.

Basri Beka është befasuar të enjten paradite. Ky qytetar nga Prishtina së bashku me dy tjerë kishte kundërshtuar regjistrimin e Lëvizjes “Bashkohu” si parti politike.

Lëvizja që tash e tutje mban akronimin LISBA është rreshtuar krahas partive tjera politike. Kundër regjistrimit të Bashkohu është edhe Avokati i Popullit Sami Kurteshi dhe Kosova 2.0. Madje anëtarët e kësaj reviste kanë arsye të mëdha që të reagojnë ndaj regjistrimit. Mirëpo KQZ mori vendim që LISBA të regjistrohet si parti e rregullt politike. Me arsyetimin se statuti i LISBA nuk është në kundërshtim me rregulloren e KQZ-së, në këtë mbledhje është hedhur poshtë ankesa e tre qytetarëve kundër regjistrimit të “Bashkohu”.

Njëri nga anëtarë e KQZ-së Alban Krasniqi tha për “Express” se vendimi është marrë me votat e shumicës dërmuese të gjithë anëtarëve të KQZ-së. Ai tha se nuk ka pasur asnjë votë kundër përveç një apo dy abstenimeve që kanë qenë.

“Unë e kam shqyrtuar letrën kundërshtuese të tre qytetarëve dhe nuk kam vërejtur ndonjë pengesë për regjistrim që ndërlidhet me ankesën e tyre. Në të njëjtën kohë kam kërkuar nga KQZ dhe ZRPP që ankesës së qytetarëve në fjalë tu kthehet përgjigje në të shkruar në mënyrë që t’u mundësohet adresimi i çështjes në instanca tjera nëse janë të pakënaqur me përgjigjen e ZRPP-ja dhe vendimin e KQZ-së”, tha Krasniqi.

Ai thotë se nuk ka vërejtur që dokumentacioni i dërguar nga Bashkohu është në kundërshtim me legjislacionin aktual (i cili ka mjaft zbrazëtira dhe duhet rishikuar sa më parë), apo është në mospajtim me konventat ndërkombëtare që mbrojnë parimet dhe të drejtat themelore civile dhe politike, lirinë për të formuar dhe për tu bashkuar në një organizatë politike duke respektuar bindjen politike, përkatësinë etnike, kulturore dhe fetare.

Neni 5, pika c, e rregullores së KQZ-së për regjistrimin e një subjekti politik, thotë se kërkesa për regjistrim duhet të refuzohet vetëm nëse subjekti politik ka emër, akronim ose simbol që mund të nxisë urrejtje ndëretnike ose fetare.

Lideri i partisë Fuad Ramiqi të enjten nuk gjendej në Kosovë por ishte njoftuar për pranimin e lëvizjes që ai drejton në KQZ. Nga kryeqyteti turk në të cilën gjendet, Ramiqi nuk ka dashur të komentojë asgjë në lidhje me këtë vendim.

Lëvizja Bashkohu njihet si organizatë që ka bërë protesta të shumta kundër përjashtimit të vajzave të mbuluara nga shkollat publike. Kjo Lëvizje ka protestuar shpeshherë edhe nëpër rrugë duke shprehur pakënaqësi për mos ndërtimin e një xhamie të madhe në kryeqytet. Madje “Bashkohu” ka kërkuar edhe lokacionet e preferuara për ndërtimin e saj. 

Edhe krerët e Kishës katolike në Kosovë nuk duan të komentojnë çështjet që kanë të bëjnë me politikë.

“Kisha katolike nuk merret me çështje politike sepse natyra e saj është krejtësisht diçka tjetër. Prandaj duhet që shoqëria e përgjithshme të vlerësojë se a janë partitë e dobishme apo jo. Ne nuk deklarohemi për këtë punë sepse ne nuk i njohim se cilat dhe çfarë synime ka kjo lëvizje”, tha Don Shan Zefi për Express.

Lëvizja Islame Bashkohu aplikoi më 1 shkurt të këtij viti në Komisionin Qendror Zgjedhor që të regjistrohet si subjekt politik me të drejtë garimi në zgjedhje parlamentare.

Kjo lëvizje kishte aplikuar me akronimin LISBA që mbledh disa nga shkronjat e para të emrit të saj (Lëvizja Islame Bashkohu).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit