PDSH koalicion qeverisës me RD e BDL në Preshevë

0
38

Tri forca politike të prirura nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të përbëjnë koalicionin qeverisës në komunën e Preshevës.
PDSH e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale të 6 majit ka ftuar për bashkëqeverisje dy partitë e vogla Rilindja Demokratike dhe Bashkimin Demokratik të Luginës (BDL), subjekti politik që ishte kundër PDSH-së dhe në koalicionin zgjedhor me PVD-në të Riza Halimit, njofton Ina.

Siç mësohet nga burime për INA, BDL dhe kryetari i saj Skender Destani braktisën koalicionin me PVD për të qenë pjesë e pushtetit me PDSH-në dhe se kjo parti në bazë të një marrëveshje ka siguruar një përfaqësim të ulët në nivelet e pushtetit lokal në Preshevë.

Në kuadër të koalicionit është përfshirë edhe RD, partia aleate e PDSH-së, e cila do të ketë një pozitë më të preferuar në koalicionin bashkëqeverisës.

Këto parti kanë firmosur parakontratën e bashkëveprimit në nivel institucional komunal dhe pritet zyrtarizimi i saj në konstituimin e organeve të reja komunale. /Telegrafi/kohaislame