12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

PDSH e LSDM dënojnë vrasjen, apelojnë për gjakftohtësi

Më të lexuarat

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dënon aktin e vrasjes së pesëfishtë në afërsi të Shkupit dhe në të njëjtën kohë apelon tek të gjithë qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e spekulimeve dhe provokimeve të ndryshme.

“Kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë ta zbardhin rastin në fjalë dhe autorët të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në komunikatën e PDSH-së.

Edhe partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM dënoi rastin e vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupt, duke e cilësuar atë si njërin prej incidenteve më serioze në vitet e fundit në Maqedoni.

“Duam të apelojmë në tërë opinion, e posaçërisht te banorët e vendeve të afërta të fatkeqësisë, që të veprojnë në drejtim të qetësimit të situatës në terren dhe të mos lejojnë që tensionet të përshkallëzojnë. Njëkohësisht u bëjmë thirrje institucionet adekuate të mos lejojnë përkeqësim të mëtejshëm të situatës, ndërsa MPB-së i bëjmë thirrje që urgjentisht të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që autorët sa më parë të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit