20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

PD: Krimi po fiton përditë terren

Më të lexuarat

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se krimi po fiton përditë terren dhe rendi bie, referuar edhe tre grabitjeve me armë të ndodhur këtë të hënë.

“Tre grabitje me armë e me maska brenda 4 orëve, është mënyra më e keqe për të nisur një javë në Shqipëri. Ngjarje të rënda, që tregojnë se çdo ditë e më shumë krimi fiton terren, dhe rendi bie.

Në mes të ditës, në Tiranë, Korçë dhe Fier, maskat ia kanë dalë të godasin, të marrin paratë e të zhduken në drejtim të paditur. Këto kanë qenë kohë të favorshme për krimin. Krimi sjell krim, dhe kur qeveris me krimin, kur jep garanci e letra rekomandimi për bandat, atëherë i jep krahë grabitësve, trafikantëve, maskave”,tha Enkelejd Alibeaj./ Tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit