16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

PD kërkon përjashtimin e Beqajt: I tha ‘kafshë’ deputetes

Më të lexuarat

Pas një debati mes Ministrit Beqaj dhe deputeteve të opozitës, Arbjona Halimi dhe Albina Deda në lidhje me rastin e 10 vjeçarit Kristi Maze dhe sëmundjes së tij një incident ka ndodhur. Njëra nga deputetet e opozitës, Albina Deda ka pretenduar se Ministri Beqaj, e ka quajtur “kafshë” jashtë mikrofonit.

Kjo ka bërë që deputetet femra të opozitës t’i kërkojnë drejtuesit të seancës plenare, në atë moment, nënkryetarit të kuvendit, deputetit Edmond Spaho, ndërprerjen e seancës dhe mbledhjen e byrosë së parlamentit. Jozefina Topalli tha se duhet mbledhur byroja e parlamentit dhe të meret vendimi për përjashtimit e Ministrit Beqaj, për shkak se ka fyer një kolege në sallë, që sipas saj është në kundërshtim me rregulloren.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit