12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Pavarësia e fituar me gjak, njihuni me fshatin kosovar ku dhurohet gjak ditën e Pavarësisë

Më të lexuarat

Në një fshat të Kosovës, pavarësia kremtohet ndryshe. Prej 5 vitesh, në Kraisht të Lipjanit, ditën kur troket përvjetori i shpalljes së Kosovës-shtet, tek xhamia e fshatit banorët shkojnë e japin gjak.

Pra, ashtu siç për lirinë e pavarësinë më pas u derdh gjak, këtë ditë dhurohet gjak për ata që kanë nevojë për të.

Kështu ndodhi dhe këtë 10-vjetor jubilar.

Imami i xhamisë, Zaim Baftiu, një hoxhë i respektuar, i cili është edhe organizator i shumë aktiviteteve tjera me karakter komunitar, tregon se si erdhi çështja që pavarësia të kremtohej me aktivitet humanitar.

“Ideja e dhurimit vullnetar të gjakut është ide e vetë banorëve të fshatit, të cilët në vazhdimësi kanë përkrahur aksionin. Tashmë ky është viti i pestë tradicional i dhurimit të gjakut. 17 shkurti është shndërruar në ditë tradicionale të dhurimit vullnetar të gjakut. Është zgjedhur kjo datë duke ditur peshën dhe rëndësinë e Pavarësisë së Kosovës. Këtë ditë banorët mësyjnë xhaminë me moton ‘Festojmë me bamirësi’. Aksioni i dhurimit të gjakut ka filluar që në përvjetorin e parë të xhamisë në vitin 2014”, thotë Imami, që shton më tej: “Falë bashkëpunimit me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut kemi arritur që sadopak të vetëdijësojmë popullatën për dhënien e gjakut, duke pasur parasysh se dhurimi i gjakut është domosdoshmëri për Qendrën, e në veçanti për ata që kanë nevojë për të”.

Imami Baftiu shprehet se shifrat e dhuruesve të gjakut kanë shënuar rritje gjatë këtyre viteve.

Nga ana tjetër, zyrtarë nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut shprehen se dhurimi i gjakut është kthyer në traditë për komunitetin e fshatit Kraishtë. Dr. Jeton Zenuni nga kjo qendër, thotë se të dhurosh gjak për kategoritë në nevojë do të thotë të dhurosh shpresë dhe jetë për ta. Ai shprehet se nisma të tilla shërbejnë për të rritur ndërgjegjësimin në shkallë më të lartë në komunitetet përreth, dhe se mbështetja e dhënë nga banorët e këtij fshati duhet të shërbejë si një shembull model i kujdesit të treguar për pacientët në nevojë.

Në mesin e pjesëmarrësve të cilët i janë bashkangjitur karvanit të dhuruesve të gjakut, ishte këtë vit dhe studentja e Fakultetit të Kimisë, Krenare B. Luma. Ajo thoa se një akt i solidaritetit si ky është i barabartë me një jetë. Për më tepër, aktivitete si kjo lidhin më shumë komunitetin dhe bëjnë që çdo pjesëtar i komunitetit të ndihet i rëndësishëm dhe kontribuues për kujdesin që ofron ndaj tjetrit.

Një punë kaq e vogël, siç është edhe akti i Krenares e shumë Krenareve të tjera anë e mbanë Kosovës të cilët këtë jubile të shtetësisë së Kosovës, nuk ka më mirë se si ta festojnë duke dhuruar gjak për të shpëtuar jetë. /tesheshi.com/

https://www.facebook.com/joneemrintim/videos/193078287944895/

https://www.facebook.com/joneemrintim/videos/193078287944895/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit