10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Patenta e Kosovës për tranzit thuajse kudo në Evropë

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës njoftoi disa ditë më parë patentën e makinës me model të ri, por shumë qytetarë u ankuan se dokumentet e lëshuara nga institucionet e Kosovës nuk po u njihen në shtetet e huaja.

Mirëpo, MPB-ja deklaroi se nuk ka informacione se patenta e Kosovës nuk pranohet jashtë vendit.

“Nga praktika e deritanishme, patentë shoferi e RKS mund të përdoret për tranzit pothuajse në komunikacionin rrugor të shteteve të BE-së dhe me mundësi të përdorimit të tij për një afat të caktuar kohor si p.sh. Gjermania 6-9 muaj. Nuk kemi informacion se ndonjë shtet i BE-së nuk e pranon për komunikacion rrugor transit duke pasuar parasysh edhe lëvizjen e qytetarëve tanë në këto shtete”, thuhet në përgjigjen e ministrisë, për AktiviPress.

Më herët këtë problem e kishte adresuar edhe Oda Ekonomike e Kosovës, ku kishte deklaruar se bizneset në Kosovë janë të diskriminuara sa i përket transportit të mallrave, për shkak të mungesës së dokumenteve të automjeteve për lëvizjen e lirë nëpër vende, si dhe mosnjohjen e patentës së shoferit të lëshuar nga institucionet e Kosovës.

Më saktësisht OEK kishte përmendur Austrinë, duke thënë se ky shtet nuk e pranon patentë-shoferin e Kosovës.

MPB-ja thotë se qytetarët mund të ndërrojnë lejen e drejtimit të RKS-së në atë të shteteve të BE-së.

“Lidhur me çështjen e njohjes së patentë shoferëve nga shtetet e huaja, në disa shtete siç është Sllovenia , Kroacia, patentë shoferi e Republikës së Kosovës mund të ndërrohet me patentë shoferi të këtyre shteteve. Nga praktika kemi mjaft raste kur qytetarët tanë kanë bërë përkthimin e patentë shoferëve të RKS-së në këto shtete por edhe në disa tjera si Mali i Zi pastaj Franca etj edhe përkundër asaj se nuk kemi marrëveshje për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, thuhet në përgjigjen e MPB.

Ministria Punëve të Brendshme ka konfirmuar se është në diskutime për të lidhur marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentave të RKS-së me patentë shoferë të shteteve të huaja.

Aktualisht, MPB-ja është në negociata me Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Italisë, por ende nuk ka konkretizim të këtyre marrëveshjeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit