6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Patatet, “mike” të mëdha për zemrën, kockat dhe lëkurën

Më të lexuarat

Patatet vijnë nga Peruja dhe janë vazhdimisht të pranishme në tryezat tona. Ekzistojnë me mijëra përgatitje të ndryshme, por edhe thjesht të pjekura në furrë, të skuqura ose në formën e puresë janë një ushqim me sukses të sigurt.

Sipas një shkrimi që e transmeton Shqip, janë aq të mira sa që shpeshherë harrojmë të mirat shëndetësore që na falin! Sot do të zbuloni shumë nga vetitë e tyre, si dhe do të mësoni edhe ndonjë këshillë të veçantë.

Të gjithë përbërësit e patateve

Patatet janë bimë barishtore që i përkasin familjes “Solanacee”. Janë të përbëra nga rreth 78% ujë, posedojnë rreth 85 kalori për 100 gramë të produktit, 1,6 gramë fibra, si dhe janë shumë të pasura me karbohidrate nën formën e nishestesë (rreth 20 gramë). Ndër të tjera, patatet përmbajnë edhe kalium, fosfor, kalcium, natrium dhe hekur; po kështu edhe disa vitamina, mes të cilave C, A dhe disa të tjera të grupit B.

Vetitë që i karakterizojnë ato

Prania e kaliumit, fibrave, vitaminës C dhe B6, dhe mungesa e sodiumit, i bën patatet një aleat të vlefshëm të zemrës. Për të luftuar hipertensionin ndihmojnë kalciumi dhe magnezi që gjendet në to. Hekuri, fosfori, kaliumi, magnezi dhe zinku u bëjnë mirë ndër të tjera shëndetit të kockave. Patatja përmban mangan, substancë pak të njohur, që luan rol të rëndësishëm në futjen e proteinave në organizëm si dhe luan rol të rëndësishëm në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Patatja është kyçe në ndërtimin e eshtrave dhe mbron nga osteoporoza. Edhe lëkura përfiton shumë të mira nga vitamina C e patateve. Në lëvoren e saj gjendet një sasi solide e vitaminave C, rreth 29 mg në një patate të madhe, që është gjysma e nevojës për dozë ditore. Për këtë arsye, ju duhet të konsumoni edhe patate, sepse forconi sistemin tuaj imunitar, por edhe ndihmoni në shërimin e plagëve. Gjithashtu patatja është e pasur me fibra, e kjo sidomos vlen nëse e hani me lëvore. Një patate përmban rreth shtatë gramë fibra, prandaj gjellët ku është e përfshirë patatja ju ngopin dhe ju mbajnë të ngopur shumë më gjatë, por edhe nxisin tretjen e ushqimit.

Nuk është e vërtetë se patatet ju shëndoshin

Për një kohë të gjatë patatet kanë pasur reputacionin e keq që na shëndoshin, ndërsa janë shmangur nga ata që kanë ndjekur dietat Dukan dhe dietat tjera me vlerë të ulët karbohidratesh. Por e vërteta është se patatet mund të jenë superushqimi më i ri. Ngrënia e një porcioni dy herë në ditë mund të ulë tensionin e gjakut, thonë hulumtuesit. Për më shumë, duket se prej tyre nuk shkaktohet shtim në peshë. Patatet në mikrovalë, pa gjalpë, vaj apo keçap janë më të mirat për shëndetin, thonë shkencëtarët. Patatet e pjekura dhe të ziera, duke përfshirë purenë, janë po ashtu të pranueshme. Një hulumtim i mëparshëm ka treguar që patatet përmbajnë “shyto”-n, kimikatin e ngjashëm me ato që gjenden në medikamente për tensionin e gjakut. Patatet kanë më pak kalori se orizi dhe pastat. Ato janë po ashtu, siç e përmendëm edhe më lart, burim i mirë i vitaminës B, magnezit, kaliumit dhe zinkut. Kanë pak kalori, nuk kanë kolesterol, ndërsa për uljen e këtij të fundit ju ndihmojnë fibrat që patatet kanë.

Një këshillë e shpejtë për t’u mbajtur mend

Nëse keni pak kohë, por nuk doni të hiqni dorë nga të mirat e patateve, ekspertët e gatimit theksojnë se e mira është që, para se t’i konsumoni t’i hidhni pak borzilok, majdanoz, kopër, piper, rigon, kripë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër, për një pjatë tërësisht të gjelbër dhe e shëndetshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit