14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pata u qahet të gjithëve, skifteri fluturon mbi të gjithë!

Më të lexuarat

Isha në aeroport në pritje të një taksie e cila do të më shoqëronte për në hotel. Pata fat pasi më erdhi një taksi tepër e mbajtur mirë, e pastë dhe me një shofer të veshur mirë. Ai zbriti nga taksia, më hapi derën dhe duke më urdhëruar të hyj brenda më tha:”Më quajnë filan. Mesa duket unë do të jem taksisti juaj këtë mëngjes. Derisa të fus valixhet në bagazh, mund ti hidhni një sy detyrimeve të mia si taksist në këtë kartonin këtu!” dhe më zgjati një karton të dizenjuar bukur.
Aty lexova:”Zoti të begatoftë me të mira! Detyra ime është që tu dërgoj në destinacion sa më shpejt dhe më rehat, duke ndjekur rrugën më të sigurt, më pak të kushtueshme dhe në një atmosferë miqësore!”
Pasi kishte vënë valixhet e mia në bagazh, u ul në sediljen e shoferit dhe duke rregulluar pasqyrën më tha:”Mos dëshironi një filxhan kafe zotëri? Kam një termus me kafe normale dhe me një tjetër me kafe pa kafeinë!”
Duke buzëqeshur i thashë:”Faleminderit, por preferoj pijet e ftohta.”
Menjëherë shtoi:”Kam ujë me gaz dhe pa gaz, të ftohtë. Kam dhe lëng portokalli.”
I befasuar i thashë:”Ok, më jep lëng portokalli.”
Më zgjati një gotë me lëgn dhe tha:”Hajde bismila se po nisemi.”
Një minutë më pas më zgjati një listë me stacione radiosh dhe më tha:”Mund të zgjedhësh kë të duash, stacione lajmesh, muzike etj… tu tregoj mbi vendet më të bukura që mund të vizitoni në qytet gjatë qëndrimit tuaj, të bëjmë muhabet bashkë ose nëse dëshiron të lë rehat me veten, të mendosh çfarë të duash!”
Kjo ma shtoi dhe më shumë kureshtjen rreth këtij taksisti të çuditshëm, prandaj dhe i thashë:”Preferoj muhabetin.”
Dy minuta më pas më pyeti nëse klima e kondicionierit ishte e përshtatshme për mua, apo preferoja ajrin e freskët nga xhami i makinës.
Pak më vonë më pyeti nëse preferoja të lexoja ndonjë gazetë të asaj dite, ose ndonjë revistë javore.
I mrekulluar nga shërbimi i tij, e pyeta:”Zotëri! A të gjithë klientëve u shërbeni në këtë mënyrë?!”
Ai mu përgjigj gjithë xhentilesë:”Fatkeqësisht, këtë formë komunikimi me klientët e kam nisur vetëm para dy vitesh. Më parë isha një taksist si gjithë të tjerët për pesë vite. Shumica e taksistëve nuk i mirëmbajnë makinat e tyre dhe gjithë kohën e kalojnë duke u ankuar dhe mallkuar fatin.
Ndryshimi im erdhi kur lexova mbi një koncept që kishte të bëjë rreth lirisë së zgjedhjes dhe që sipas të cilit njeriu mund të zgjedhë të jetë një patë ose një skifter. Pata ankohet dhe mallkon fatin e saj të zi, sakaq skifteri ngrihet lart në qiell dhe shijon kapacitetet e tij gjer në maksimum. Që atë ditë zgjodha ndryshimin dhe pak e nga pak kam mbërritur gjer këtu.
Ndihem i lumtur dhe bëj çmos tu përcjell copëza lumturie dhe gazi edhe klientëve të mia të përkohshëm. Të ardhurat e mia vjetore, për rrjedhojë u shtuan që vitin e parë. Këtë vit pres të katërfishohen. Klientët që udhëtojnë me mua për herë të parë, më kërkojnë dhe herë të tjera, më telefonojnë ose më dërgojnë mesazhe dhe unë u gjendem menjëherë.”
Mjaft luajte rolin e patës që mallkon fatin! Nise rrugën tënde si skifter që fluturon lart në qiell, duke pasur në kontroll jetën dhe fatin e vet. Sigurisht që nuk do të mundesh me të parën, por hidh hapin e parë dhe ndiqe me të dytin, të tretin etj…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit