14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Pasuria nëntokësore e lindjes së mesme dhe ndikimi i saj në ekonominë botërore

Më të lexuarat

Nga historia mësojmë se Lindja e Mesme ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e një baze të shenjtë që sot i ka rrënjët më të thella si prijëse e civilizimit më të shenjtë të quajtur Islam. Qytetet e Lindjes së Mesme për mijëra vjet kanë qenë të shenjta, përderisa edhe sot vendet dhe tokat e tyre të pasura me naftë, janë pjesët më të pasura në planetin Tokë.
 
Lindja e Mesme ka qenë gjithnjë qendër e tregtisë, këmbimit dhe bashkimit profesional, përfshirë këtu diversitetin e madh regjional dhe kulturor si dhe rëndësinë për të krijuar ekuilibrin në çështjet dhe lidhjet më të rëndësishme botërore që zotërojnë sot.
Një nga organizatat më të mëdha botërore, shkencore dhe edukuese, e quajtur Shoqëria Gjeografike Kombëtare, themeluar më 1888, përshkruan dhe vë në dukje me fakte dhe detaje të tjera pasuritë e mëdha të Lindjes së Mesme, dhe në të njëjtën kohë përhap dituritë gjeografike për këtë vend të shenjtë. Misioni i kësaj organizate është që të përmbushë kërkesat globale dhe të kuptuarit drejt në nxitjen dhe ruajtjen e planetit tonë përmes shfrytëzimit e zbulimeve të ndryshme shkencore dhe programeve të tjera edukative.
Përhapja e madhe kartografike e Shoqërisë Gjeografike konsiston në të kuptuarit e drejtë të Lindjes së Mesme me rëndësi të dorës së parë në fushën strategjike, pasuritë natyrore, religjionin dhe format e tjera etnike. Ajo që e bën Lindjen e Mesme më të pasurë dhe më të fuqishmen në botë, është sasia e madhe e karburanteve, që gjenden pothuajse në tërë viset e kësaj toke të shenjtë.
Për të kuptuar drejt se sa është e pasur Lindja e Mesme me naftë dhe lloje të tjera të karburanteve, do t’i japim disa shpjegime të përgjithshme specifike për këtë vend, përfshirë sqarimet lidhur me burimet e naftës, prodhuesit më të mëdhenjë, konsumuesit më të mëdhenj të naftës si dhe format e tjera të shpërndarjes së karburanteve nga Lindja e Mesme në të gjitha viset e botës. Për të kuptuar më mirë se sa janë të pasura këto toka me karburante, siç janë nafta dhe llojet e tjera të gazeve, së pari duhet t’i zbërthejmë disa njësi që përdoren zakonisht në Amerikë, por jo edhe në Evropë. Sot Lindja e Mesme në botë ka një potencial prej 689 bilionë barelash (fuqi) të ndarjes së rezervave të karburanteve në botë. Një barel përmban 42 galonë e një galon peshon 3.785 l. Do të thotë që ky potencial prej 689 bilionë barelash është i barabartë me 19938282 bilionë litra karburante. Sigurisht që kjo mënyrë e të përdorurit do t’u mundësoj të gjithëve të kuptojnë dhe imagjinojnë pasurinë e kësaj pjese të botës. Po ashtu Lindja e Mesme zë vendin e parë në eksportimin e karburanteve të papërpunuara- afro 22.6 milionë barela në ditë ose 3592.722 milionë litra karburante në ditë.
Në bazë të këtyre informacioneve, do të japim tabelën e prodhuesve më të mëdhenjë në botë brenda ditës të karburanteve të papërpunuara:
 
(Shteti) (milionë barela)
Arabia Saudite 8.404
Rusia 6.479
ShBA 5.822
Irani 3.696
Kina 3.249
Norvegjia 3.197
Meksika 3.012
Venezuela 2.949
Iraku 2.571
EBA 2.368
Anglia 2.275
Nigeria 2.144
Kuvajti 2.126
Kanadaja 1.977
Indonezia 1.423
Libia 1.410
Brazili 1.269
Algjeria 1.244
Omani 940
Argjentina 761
Në aspektin e përgjithshëm karburantet e papërpunuara rafinohen ose pastrohen aty ku konsumohen, andaj Lindja e Mesme udhëheq në botë për pastrimin më të madh të karburanteve.
 
 
 
Shkruajti: Kamer Ibishi
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit