Pastrimi, 10 gabime banale që e bëjnë shtëpinë më të pistë

0
364

Përdorni leckën dhe fshesën në mënyrën e duhur, duke mos pasur nevojë ta bëni punën dy herë. Madje edhe makina larëse dhe fshesa me korrent meritojnë vëmendjen e duhur.

Përdorimi i një lecke të vetme për çdo gjë

Edhe nëse e spërkasim atë me ndonjë produkt për pastrim, e njëjta leckë e përdorur në vende të ndryshme të shtëpisë vetëm përhap mikrobet në çdo dhomë, sepse papastërtia e hequr nga një sipërfaqe përfundon duke lëvizur në tjetrën dhe kështu i thoni lamtumirë higjienës. Zgjidhja: zgjidhni një leckë të veçantë për çdo zonë të shtëpisë, dhe lajeni tërësisht (madje edhe në makinë larëse) pas çdo përdorimi.

Përdorimi i një materiali sintetik për pluhurat

Ndryshe nga ato që shikojmë nëpër reklama, materialet sintetike nuk i mbajnë kokrrat e pluhurit fare, por i përhapin nëpër sipërfaqe ose i lëshojnë ato në tokë pas çdo kalimi. Zgjidhja: përdorni një copë për pluhurat (ose një leckë të posaçme), duke e ngopur me ndonjë produkt specifik, në varësi të sipërfaqes që kemi për të pastruar.

Mospastrimi i fshesës me korrent

Kur filtri i fshesës me korrent nuk zëvendësohet ose nuk pastrohet për një kohë, kjo jo vetëm që zvogëlon forcën e thithjes së pajisjes, e cila nuk do të jetë në gjendje të mbledhë të njëjtën sasi të papastërtisë që bënte më parë, por gjithashtu do të përhapë pluhurin në ajër dhe në tapet. Zgjidhja: ndryshoni ose zbrazni qesen e fshesës me korrent, kur të mbushet plot dhe pastroni pajisjet, turbinën e fshesës me një leckë të lagur, duke u siguruar që pajisja të mos jetë e vënë në prizë.

Vendosja e çfarëdolloj ene në pjatalarëse

Ka enë kuzhine (të tilla si grirëset e hudhrave apo ato në rende) të cilat kanë ndarje aq të vogla që pjatalarësja nuk arrin t’i pastrojë krejtësisht dhe mbetjet e ushqimit mund të kthehen në myk dhe pastaj të lëvizin në ushqim në përdorimet e mëvonshme. Zgjidhja: në këto raste duhet të shmangni pjatalarësen dhe t’i lani me duar këto enë, duke u kushtuar vëmendje sidomos qosheve.

Vendosja e furçës së wc në ndarjen e saj

Nëse furçja vihet përsëri në mbajtësen e saj menjëherë pas përdorimit, mikrobet që gjenden në kupën e ujit mbeten të bllokuara në enë dhe në shirita, dhe në sajë të lagështisë, ata rriten dhe shumohen, kështu që në përdorimet e mëvonshme të furçës, do të kthehen në kupën e tualetit. Zgjidhja: lani furçën dhe lëreni të thahet plotësisht përpara se ta vendosni përsëri në vendin e saj.

Lavamani i kuzhinës

Nëse ofron një shkarkesë standarde ose një me tritarium të integruar, lavamani i kuzhinës është vendi i preferuar i mikrobeve dhe baktereve, të cilat përhapen për shkak të mjedisit të lagësht dhe mbetjeve ushqimore. Dhe problemi i higjienës bëhet edhe më serioz kur lëmë ushqim ose ujë të ndenjur në lavaman. Zgjidhja: pastroni lavamanin pas çdo përdorimi dhe përdorni çdo javë bikarbonat natriumi për ta mbajtur të pastër kulluesen.

Pastrimi i shtëpisë duke filluar nga dyshemeja

Nuk duhet përdorur lecka ose fshesa me korrent në dysheme para fshirjes së mobilieve, sepse pluhurat e tyre do të bien në tokë, kështu që do të detyroheni ta pastroni edhe njëherë dyshemenë. Zgjidhja: pastroni çdo dhomë nga lart poshtë, duke filluar nga dritaret për t’i dhënë fund me dyshemenë.

Hedhja e produktit në sipërfaqen që pastrohet

Aplikimi i detergjentit drejtpërdrejt në mobilje ose xhama mund të shkaktojë akumulimin e produktit në sipërfaqen që kemi për të pastruar, i cili bëhet aq i yndyrshëm dhe me shirita (në rastin e dritareve), për të mos llogaritur se në këtë mënyrë pluhuri dhe papastërtia theksohet edhe më shumë. Zgjidhja: hidheni produktin në një leckë mikrofibër ose në një rrobë të posaçme dhe pastaj pastroni të gjitha sipërfaqet.

Mospastrimi i makinës larëse 

Është e paimagjinueshme sasia e papastërtisë (nga qelizat epiteliale tek merimangat e pluhurit) e cila mbetet e bllokuar në shportën e makinës së larjes, në ndarje ose në ndarësin e detergjentit dhe më pas transferohet në ujin e larjes. Zgjidhja për makinat larëse: përgatitni larjen më të gjatë, në temperaturën më të lartë dhe sapo shporta të jetë pothuajse e plotë, shtoni një litër uthull dhe një filxhan bikarbonat, duke e lënë kapakun të hapur dhe duke e ndaluar programin për të paktën një orë, në mënyrë që të jetë e lirë të veprojë (ndërkohë pastroni kapakun dhe çdo vend tjetër të dukshëm), pastaj mbyllni derën dhe përfundoni ciklin e larjes. Përsëriteni gjithë procedurën nëse është e nevojshme. Pastroni nga brenda makinën larëse dhe lini derën të hapur për të lejuar shportën të thahet plotësisht. Për makinat larëse me ngarkim: derdhni ujë dhe bikarbonat (1/4 filxhan) në secilën ndarje dhe dy gota uthull në shportë dhe filloni programin e larjes në temperaturë maksimale. Kur të mbaroni, thani shportën si dhe ndarjet e detergjentit dhe derën e makinës së larjes (duke e lënë atë të hapur për të lehtësuar ventilimin), pa harruar rondelën.

Larja e enëve të kuzhinës (që përdoren për të prerë) me detergjent gjellësh

Nëse uji i nxehtë dhe detergjenti për enët ju lejojnë të eliminoni mbetjet e dukshme të ushqimit, ato mikroskopike mbeten të bllokuara në çarjet e bordit të prerjes, pastaj transferohen tek ushqimet, me të cilat sipërfaqja më pas është në kontakt. Zgjidhja: shmangni pjatalarësen (në qoftë se bordi i prerjes së drurit mund të kërcasë, ai i plastikës mund të shkrihet për shkak të temperaturës së lartë) dhe hidhni në të ujë dhe peroksid hidrogjeni, pastaj e shpëlani atë me kujdes dhe e lini të thahet mirë.