13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pastori baptist anti-musliman që “i donte hebrenjtë në ferr”, drejtues i lutjes në hapjen e ambasadës së SHBA-së në Jerusalem

Më të lexuarat

Një nga folësit kryesorë të përzgjedhur në ceremoninë e sotme për hapjen e ambasadës së SHBA-së në Jerusalem, do të jetë një pastor babtist që mbart një histori komentesh urrejtjeje kundër muslimanëve, mormonëve, homoseksualëve, e po ashtu dhe hebrenjve.

Robert Jeffress nga Dallas-i, me një përkrahje të madhe në të gjithë Teksas-in, i tha Fox News se do të drejtonte lutje gjatë ceremonisë.

Jeffress është një mbështetës i fortë presidentit Trump dhe gjithashtu është i njohur për mbështetjen e tij për qeverinë e kryeministrit Benyamin Netanyahu.

Jeffress është një islamofob i regjur dhe nuk ka lënë fjalë të rëndë pa thënë për Islamin dhe muslimanët. Por të njëjtën fobi, pastori që dashuron Trump e ka pasur edhe për fe e sekte të tjera, siç janë mormonët.

Mitt Romney, ish-kandidati për President në SHBA dhe guvernator i Ilinoisit, e sulmoi fort Jeffress ku përdori fjalë të rënda për religjionin e tij.

Por pastori baptist ka thënë po të njëjtat fjalë të rënda për hebrenjtë, që sipas tij duhet të “piqeshin në ferr”.

Romney kundërshtoi hapur caktimin e tij si pastor në Jerusalem: “Robert Jeffress ka thënë se nuk mund të shpëtohesh duke qenë një hebre dhe se mormonizmi është një herezi nga gropa e ferrit. Ai tha të njëjtën gjë për Islamin. Një fanatik i tillë fetar nuk duhet të drejtojë lutjen që hap ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem”.

Mitt Romney, ish-kandidati presidencial republikan, bëri thirrje për të hequr Jeffress nga pjesëmarrja e tij në ceremoninë e hapjes së ambasadës.

Romney, aktualisht po garon për një vend të hapur në Senati në shtetin e Utah. Ai konsiderohet si një nga kritikët e Presidentit Trump në parti.

Rreth 20 përqind e qytetarëve izraelitë dhe rreth 40 përqind e banorëve të Jerusalemit janë muslimanë. Ata e kanë kundërshtuar fort hapjen e ambasadës së SHBA në Jerusalem, e cili sipas marrëveshjeve ndërkombëtare nuk është definuar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit