15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pasqyrat e xhamit për herë të parë përdoreshin në Spanjën Islame që nga shek. XI.

Më të lexuarat

Pasqyrat e xhamit për herë të parë përdoreshin në Spanjën islame që nga shek. XI.

Koncepti që shkencat janë ekskluzivisht produkte të mendjes perëndimore akoma vazhdon të mbetet i pacenuar. Në çdo kërkim që do të bënim në tekstet enciklopedike, për sa i përket historisë së shkencës, do ta mbështeste këtë koncept. Duke i përshkruar faqet e këtyre librave del qartë që të vetmit kontribues të përmendur për vlerat e tyre janë evropianët ose dhe amerikanët. Është pothuajse e parëndësishme të përsërisësh ato emra që i kemi hasur kushedi sa herë më parë, si: Galileo, Koperniku, Kepler, Beikon, Njutoni, Da Vinci, Benjamin Franklin, etj. Dhe përfundimi i pashmangshëm është se kontribute vërtet të rëndësishme në zhvillimin e shkencave moderne që janë dhënë nga kulturat e tjera janë minimizuar. Shumica e teksteve përmendin shumë pak, për të mos thënë fare, avancimet e sjella nga shkencëtarët dhe studiues indianë, kinezë dhe në veçanti ata muslimanë.

Çfarë mësohet: Pasqyrat e xhamit u prodhuan për herë të parë në Venecia në 1291.

Çfarë duhet mësuar: Pasqyrat e xhamit përdoreshin në Spanjën islame që nga shek. XI. Venecianët e mësuan artin e prodhimit të xhamit nga artizanët sirianë gjatë shek. IX-X.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit