9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Pasojat: ‘Protestat në Francë, një katastrofë ekonomike’

Më të lexuarat

Protestat e ‘jelekëve të verdhë’ në Francë kanë qenë një katastrofë ekonomike për vendin. Kështu ka deklaruar ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire.

Për katë fundjava radhaz, Franca u përball me protesta të dhunshme, që nisën fillimisht kundër taksës së lartë mbi karburantet. Më shumë se 125 mijë protestues dolën në rrugë të shtunën, ndërsa u arrestuan mbi 1700.

Le Maire tha se situata ishte katastrofike, si për shoqërinë, ashtu edhe për demokracinë.

“Është një katastrofë për tregtinë, është një katastrofë për ekonominë tonë,” tha ai, teksa vizitonte dyqanet e dëmtuara gjatë protestës.

Më i godituri është Parisi. Për momentin nuk mund të përllogariten dëmet, por rrjetet e supermarketeve thonë se kanë humbur të paktën 1 miliardë euro që kur nisën protestat.

Ndërkohë xhiroja e restoranteve ka rënë me 20 deri në 50 përqind. Disa thonë se kostoja e bizneseve mund të shkojë deri në 10 miliardë euro.

Ekziston frika se protestat do ulin ndjeshëm numrin e turistëve. Vitin e shkuar Parisi u vizitua nga një numër rekord prej 40 milionë vizitorësh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit