10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pasojat e uraganit Irma: Majami është bërë qytet fantazmë (Video)

Më të lexuarat

Miliona amerikanë janë larguar nga Florida. Majami, një margaritar i turizmit është bërë qytet fantazmë.

Mbi 560 mijë persona në jug të Floridës janë pa rrymë. Uragani tashmë ka marrë viktimat e para, transmeton Telegrafi.

https://www.facebook.com/index.hr/videos/1575959272473927/

“Stuhia është masive, aq e madhe sa që nuk ka dallim në fuqinë e shtrirjes së saj. Ka rrezik ndaj rritjes së valëve të detit”, thotë kryetari i Majamit, Philip Levine.

https://youtu.be/__fkeiBzJJY

Uragani u fuqizua sot në një stuhi të shkallës 4, me erëra me shpejtësinë rreth 130 kilometra në orë. 35 milionë njerëz janë paralajmëruar për rrezikun e uraganit, ngaqë priten shkatërrime në disa zona të shtetit jugor amerikan.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, e cilësoi Irmën si “një stuhi katastrofike që ky shtet kurrë nuk e ka parë më parë”.

Në Floridë jetojnë shumë shqiptar. Zëri i Amerikës ka biseduar me Alma Gripshi Krajn, e cila jeton me familjen e saj në Fort Lauderdale, pranë Majamit./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit