9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Pasojat e drejtësisë që nuk funksionon

Më të lexuarat

Namir LAPARDHAJA

 

Një nga proceset më dekurajues në një shoqëri është krijimi i bindjes së akuzat për korrupsion janë thjesht politike, por jo të vërteta. Këtë praktikë e ka aplikuar kryeministri Rama në këto shtatë vite, duke nxjerrë jashtë loje drejtësinë. Dhe duke zhvlerësuar akuzat, vendi kthehet në një arenë pa alternativë, pasi askush nuk dënohet dhe denoncuesit mbeten thjesht “kërcënues politikë”.

Në popull krijohet ideja se të gjithë janë njëlloj, ndërsa ajo që zhvillohet është thjesht lojë.
Si për të shtuar ironinë e kësaj parodie të mungesës së drejtësisë, Rama nxjerr në plan të parë të zgjidhjes së krizës ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, dhe ministrin aktual “të fatkqësive”, Arben Ahmetaj.

I pari vijon dhe propozon si zgjidhje jo anulimin e PPP-ve, por uljen e rrogave dhe pensioneve. Ndërkohë që Ahmetaj vijon i qetë detyrën e ministrit, sa herë që në atë ministri ka lekë për të menaxhuar. I pari, veç akuzave të pahetuara kurrë për përfitime të paligjshme në koncesione dhe PPP, pesëfishon të ardhurat e deklaruara nga kompania e tij nga çasti që bëhet ministër, i dyti nuk lë rast pa u bërë pjesë e abuzimit me paratë publike të taksapaguesve shqiptarë. Në vend që të përgjigjeshin përpara drejtësisë për akuzat në drejtim të tyre, ata shndërrohet në propozues të zgjidhjes së krizës.

Mosfunksionimi i drejtësisë i zhvlerëson të gjithë alternativat politike, sepse krijon idenë se korrupsioni është normalitet. Në çdo vend normal ku funksionon demokracia, aty ku ka akuzë për korrupsion, pritet të ndodhin dy gjëra: ose jep dorëheqjen zyrtari, ose ndëshkohet denoncuesi. Ndërsa Rama ka zgjedhur pikërisht alternativën që di më mirë: zhvlerëson akuzat, me qëllim që çdokush të ndihet i korruptuar.

Në një situatë të tillë opozita kudo që të ishte do ngjante si një forcë politike që flet në ajër. Sepse opozita ka në dorë denoncimin dhe alternativat.

Po kur denoncimet nuk hetohen (mjafton të përmendim rastet e dosjeve për vjedhjen e votive, edhe pse faktet janë botuar deri në gazetën “Bild” dhe që nuk janë përgënjeshtruar dot nga Kryeministri që u tërhoq nga procesi), atëherë opozita duhet të gjejë një alternativë, që i drejtohet tashmë popullit dhe jo një drejtësie që ndihmon qeverinë të krijojë një realitet të gënjeshtërt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit