8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pasi ka ofenduar gra, muslimanë, tash kërkon liri për pedofilët

Më të lexuarat

“Parabola e Yiannopoulos, mbështetësi i Trump që mbron pedofilet”

 

Pasi ka ofenduar gra, muslimanë, tansgjinore dhe njerëz me ngjyrë, Milo Jianopulos ka kaluar cdo kufi duke mbrojtur idenë e pedofilisë. anëtari i ekstremit të djathtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mbështet Tramp, është dëbuar nga rradhët e partisë së tij

Ka një kufi për lirinë e shprehjes dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ose kjo është më saktë ideja e krijuar pas deklaratës së fundit të Milo Jiannopulos, njeriut më të urryer në rrjetet sociale për momentin në vend. Pasi ka ofenduar, gra, muslimanë, transgjinorë dhe njerëz me ngjyrë – e duke u bërë i famshëm – ideologu i së djathtës ekstreme tashmë është në objektivin e  të gjithëve, dhe jo për mirë. është bërë publike një regjistrim ku 30 vjecari, një homoseksual i deklaruar por kundër të drejtave për homoseksualët, ka mbrojtur idenë e marrëdhënieve seksuale mes meshkujve të rritur dhe 13 vjecarëve, duke i cilësuar si shumë pozitive. Ai madje ka shkuar dhe më tej duke falenderuar një pritf i cili i kishte mësuar seksin oral.
Kështu vendi që në pak muaj e lejoi të ishte simboli i fjalës së lirë, tashmë i është kthyer kundër. Pak javë më parë një revoltë e dhunshme në universitetin e Berkley-t nuk e lejoi të mbante konferencën e programuar duke e kthyer në një viktimë në sytë e opinionit publik, që sulmohej nga e majta e dhunshme dhe revolucionare.
Pas deklaratave të konsideruara pro pedofilisë, jo vetëm që është anuluar ftesa për konferencën dhe kontratat milionere që kishte nënshkruar për publikimin e librit të tij “Dangerous” e rrezikshme, por ai ka dhënë dorëheqjen nga rradhët e partisë së tij “Breitbart”. Vetëmbrojtja e tij në profilin e Facebook dhe në një konferencë për shtyp, pasi nga Tuiter është censuruar përjetësisht që një vit më parë, nuk shërbeu për asgjë. Duket se liria e shprehjeve kontroverse ka një kufi edhe në epokën e Tramp.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit