20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pasaporta e rrallë të cilën vetëm 500 persona në botë e kanë!

Më të lexuarat

Pasaportat janë ato që na japin mundësinë të udhëtojmë nga një vend në tjetrin. Disa prej tyre kanë pak më shumë liri.

Pasaporta gjermane e ilustron më së miri këtë, pasi ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.

Por ekziston një pasaportë që është kaq e rrallë dhe e vështirë për t’u gjetur, pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë. Dhe flasim për pasaportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës.

Sipas The Independent, përcjell tch, për momentin në qarkullim janë vetëm 500 të tilla.

Urdhri Sovran i Maltës u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor.

Urdhri pati vëmendjen kryesore ndaj të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.

Me ndihmën e mijëra vullnetarëve, ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, handikapët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.

Urdhri gjithashtu mund të hyjë në traktate, të lëshojë pasaportat e veta, monedhat dhe pulla postare, dhe gëzon diçka që quhet “ekstraterritorialitet”, që e bën atë një ambasadë në Romë dhe vende të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit