7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pas tunelit, imami tetovar promovon stadiumin e futbollit në Zvicër (Video)

Më të lexuarat

Autoritetet e futbollit në qytetin zviceran Schaffhausen kanë vendosur që promovimin e stadiumit të ri të qytetit ta bëjë imami i xhamisë së Willit, Bekim Alimi, i lindur në Neproshten në Tetovës, shkruan gazeta Koha.
Në fjalimin e përcjellë me ajete Kur’anore, hoxhë Bekimi përcolli urimet e gjithë muslimanëve dhe qytetarëve nga besime të ndryshme, ndërsa u lut që Zoti të bekojë ideatorët dhe gjithë ata që do të shfrytëzojnë këtë stadium. Hoxhë Bekimi ishte edhe në promovimin e tunelit Gotthard, tunelin më të gjatë në botë, ndërsa autoritetet zvicerane i kishin mundësuar të mbajë një fjalim të veçantë në këtë manifestim të madh botëror.
“Kjo është Zvicra. Shembulli më i mirë i një jete të drejt për të gjithë njerëzit. Ditë historike në Zvicër. Perëndia e bekoftë gjithë Zvicrën, atdheun e dytë të 200.000 shqiptarëve”, tha hoxhë Bekimi nga Maqedonia.

https://www.facebook.com/gazetakoha/videos/10155195552266015/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit