Pas Trudeau, Trump nuk ka kursyer “fjalë të rënda” as për presidentin francez – pas qarkullimit të pamjeve ku ata “talleshin” me presidentin amerikan

0
88

Në ditët pas publikimit të një videoje virale që tregon liderët botërorë në takimin e NATO-s në Londër duke u “tallur” me të, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vazhduar të “kritikojë” homologët e tij.

Sipas mediave të huaja, presidenti i ‘ndjeshëm’ amerikan u përplas gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë me më shumë se një duzinë ambasadorësh në Kombet e Bashkuara.

Gjatë këtij takimi privat, presidenti Trump denigroi vazhdimisht kryeministrin kanadez pas shpinës dhe e quajti presidentin francez një “person i bezdisshëm” ndërsa i referohej atij si “i shkurtër”, sipas një individi që ishte i pranishëm në takim.

Trump gjithashtu kritikoi liderin francez që nuk bëri sa duhet për të ndihmuar në negociatat e fundit të Iranit.

Shtypi u lejua në dhomë për fillimin e takimit, gjatë së cilës kohë ambasadorët secili falënderuan presidentin për ftesën në Shtëpinë e Bardhë dhe nënvizuan interesin e tyre për të punuar me SHBA-në për tregtinë, politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare.

Ndryshe, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri kanadez Justin Trudeau, kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri holandez Mark Rutte u kapën në video duke folur për presidentin Donald Trump gjatë një pritjeje të NATO-s.

Pamjet që qarkulluan gjerësisht në mediat sociale dhe nga faqet e lajmeve në të gjithë botën tregojnë se drejtuesit bëjnë thashetheme për Trump dhe afinitetin e tij për konferenca të zgjatura.

“Ai ishte vonë sepse atij i duhen 40 minuta për një konferencë shtypi”, tha Trudeau.

Ndërsa Trump e quajti Trudeau “dyftyrësh”. /tg