7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pas tërmetit, Zelanda e Re goditet edhe nga cunami

Më të lexuarat

Një tërmet i shkallës 7.4 të Rihterit goditi Zelandën e Re para pak kohësh, gjë e cila gjeneroi një cunami që goditi bregun verilindor të Ishullit Jugor.

Ministria e Mbrojtjes Civile e Zelandës së Re ka paralajmëruar për rrezikun e valëve shkatërruese në mbarë bregun lindor të vendit dhe ka urdhëruar qytetarët në zonat me lartësi të ulët mbidetare që të evakuohen dhe të kërkojnë zona më të larta, raporton Reuters.

Anna Kaiser, sizmologe në GNS Science tha se është regjistruar një valë me lartësi deri në 3 metra në rajonin e Canterburyt Verior të Ishullit Jugor.

“Është me rëndësi që popullata ta kuptojë këtë gjendje me seriozitet”, ka thënë ajo për Radio New Zealand, transmeton Koha.net.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë viktimë, përveç dëmeve të mëdha në infrastrukturë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit