17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Pas sulmit me bomba, KFOR-i rrit gatishmërinë

Më të lexuarat

Pas sulmit me bomba dore në pikën kufitare Bërnjak, që njëherësh është edhe bazë e KFOR-it e improvizuar, KFOR-i ka shtuar numrin e ushtarëve dhe ka ngritur shkallën e gatishmërisë në nivelin më të lartë, merr vesh korrespondenti i “Kohës Ditore” në Mitrovicë. Po ashtu KFOR-i ka ngritur gjendjen e gatishmërisë edhe në pikën kufitare G1 në Jarinje të Leposaviqit, ka shtuar edhe praninë ushtarake të NATO-së.

Pas sulmit me bomba dore në pikëkalimin kufitare G 31 në Bërnjak të Zubin Potokut, pjesëtarët e KFOR-it rreth mesditës kanë liruar për qarkullim këtë pikë kufitare në mesë të Kosovës dhe Serbisë. Lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në pikën kufitare G 31 në veri të Kosovës është normalizuar sot, paka para mesditës.
Kontigjenti francez i KFOR-it bllokoi tërësisht këtë pikë kufitare për qarkullim pas sulmit me bomba, që ndodhi të martën rreth orës 4:00 të mëngjesit në G 3, në Bërnjak.
Sulmi në pikën kufitare në Bërrnjak, bazën e improvizuar të KFOR-it, vjen vetëm një ditë pas vrasjes në rrethana të pasqaruara të një ushtari italian të kontigjentit të KFOR-it, po në këtë zonë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit