7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pas një shekulli mungesë, në Greqi do hapen varreza për myslimanët

Më të lexuarat

Pas gati një shekulli, Greqia nuk kishte varreza për myslimanët por tashmë në Athinë dhe Selanik do të krijohen varrezat. Kërkesa për zgjidhjen përfundimtare të këtij ngërçi u bë prej 34 deputetëve të partisë Syriza.

Me anë të një letre drejtuar ministrive përkatëse, 34 deputetë i kërkojnë qeverisë hapjen urgjente të varrezave të posaçme për muslimanët dhe dhënien e mundësisë për të kryer rritet ndaj të vdekurve të kësaj popullsie.

Kjo pasi për ta do të vendos në vend dinjitetin e bashkëqytetarëve të një besimi jo ortodoks, për më tepër do të jetë një hap në drejtim të përmirësimit të imazhit demokratik të një vendi anëtar të BE siç është Greqia.

Mesazhi i tyre është se ka ardhur koha që myslimanët t’i varrosin të vdekurit në vendin që ata duan, me respektin dhe dinjitetin e duhur. Për këtë ata kërkojnë akordimin e menjëhershëm të një sipërfaqe në varrezën e Athinës, në vendin e quajtur “skisto”, si dhe në varrezën bashkiake të Selanikut.

Deri tani, në qytetet e mëdha të Greqisë, myslimanët i kryejnë ritet e tyre fetare nëpër bodrume dhe magazina të përshtatura si xhami, ndërsa të vdekurit dërgoheshin për tu varrosur me ritet myslimane në zonën e Trakës dhe Komotinisë, zona në të cilët jeton një komunitet mysliman, ose trupi i të ndjerit dërgohej me avion në vendin e origjinës, kundrejt vlerave të mëdha monetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit