Pas incidenteve Kosova ka mbyllur kufirin me Serbinë

0
29

(E plotësuar) Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi bëri të ditur se pas incidenteve të mëngjesit në pikëkalimin me Serbinë, në Merdar, Kosova ka mbyllur përkohësisht kufirin.

Ai para ligjvënësve raportoi për zhvillimet – incidentet, që kanë ndodhur sot në Mitrovicë e në Merdar, si pasojë e sjelljeve huligane të grupeve e individëve ekstremistë serbë. Në mbledhjen e Kuvendit ai tha se në këto incidente janë lënduar 32 policë, por asnjë me armë zjarri dhe asnjë rëndë.

Lëndimet kanë ndodhur pasi dy autobusë me serbë u ndaluan në Vushtrri nga Policia e Kosovës, të cilët jo vetëm që provokuan policinë por edhe manifestuan sjellje të rrezikshme, meqë ishin të dehur, prandaj u depërtuan përmes pikëkalimit në Merdar. Serbët këtu nga zona neutrale hodhën gurë mbi policët.

Për pasojë 32 policë u plagosën, nga të cilët 9 pati nevojë të trajtohen në QKUK. Ministri Rexhepi po ashtu tha se nuk janë përdorur armë as nga policia, as nga serbët.

Përleshje në Merdar, plagosën 24 policë të Kosovës

Prishtinë, 28 qershor – 10:43 – (E plotësuar) Lajmin për plagosjen e policëve e ka konfirmuar edhe ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po depërtonin nga Kosova për në Serbi një grup serbësh te pika kufitare në Merdar, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi.
Ai për REL tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të Policisë së Kosovës.
Rexhepi tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cervena Zvezdes), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lënduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.
“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë”, theksoi ai.

Merdar, 28 qershor – Disa pjesëtarë të policisë së Kosovës janë lënduar në pikëkalimin kufitar në Merdar pasi ata janë gjuajtur me gjësende të ndryshme nga një grup serbësh të cilët kishin provuar të hynin në Kosovë pa paralajmëruar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta, njofton KTV.

Burime të Kosovapress-it kanë njoftuar se turma ekstremiste të serbëve ka plagosur 24 policë të Republikës së Kosovës, deri sa kanë tentuar që në mënyrë të dhunshme të hynë në territorin e Republikës së Kosovës. Këto burime bëjnë të ditur se të plagosurit janë nga armë zjarri dhe mjete të forta.

Mediet serbe njoftojnë se sot në mëngjes në vendkalimin e Merdarit ka ndodhur një incident ndërmjet forcave të policisë së Kosovës dhe serbëve që deshën të hyjnë me dhunë në Kosovë për ditën e Vidovdanit. Gjatë ndërhyrjes janë palgosur 13 serbë të cilët janë dërguar në shtëpinë e shëndeti në Kurshumli, thanë këto medie.

Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton REL.

“Policia me qellim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellë në piken kufitare ne Merdar, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës, njofton policia.

Me urdhër te prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

Foto nga vendi i ngjarjes e gazetares së KTV-së Arta Avdiu.kohaislame