21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Pas gjashtë viteve luftë, banorët e Al – Babit të Sirisë, e pritën këtë Ramazan në liri

Më të lexuarat

Pas ndërhyrjes ushtarake nga ana e Turqisë për ta liruar qytetin Al-Bab të Sirisë, qytetarët e këtij vendbanimi e presin Ramazanin në shtëpitë e tyre. Pas gjashtë viteve luftë, banorët e Al-Bab’it e presin muajin e shenjtë, duke blerë qebape dhe ëmbëlsira nëpër tezgat e tregjeve.

Me ndihmën e ushtrisë turke, ushtria e lirë sirianë, me 23 shkurt të këtij viti, mori kontrollin e këtij qyteti, i cili mbahej nga grupi terrorist i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS). Me të marrë pushtetin ushtria e lirë siriane, qytetarët mënjëherë kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre, transmeton dunyabulteni.

Me kthimin e normalitetit në këtë qytezë, banorët e kësaj zone, numri i të cilëve arrin në 85 mijë sosh, kanë nisur të kthehen në vendlindje nga shtetet fqinje, ku qëndronin si refugjatë. Njëri nga mjeshtrit më të famshëm të gatimit të qebapëve (të kësaj ane), Rifat al Ibrahim, thotë se “kemi prej atyre që kthehen në shtëpite e tyre, dhe kjo vërehet edhe me fillimin e muajit të Ramazanit, ku porositë për iftare rriten çdo ditë e më shumë”.

Kurse, përgaditësi i ëmbëlsirave Raid Arnaut tregon se “këtë vit kemi hyrë në muajin e shenjtë më ndryshe se vitet e kaluara, dhe për këtë jemi shumë të gëzuar”.

Sipas tij, në vitet e kaluara ka pasur mungesë të produkteve, kurse këtë vit siç thotë ai “kemi gjendje të mirë dhe kemi nisur të përgatisim ëmbëlsirat tona tradicionale”duke shtuar se “me dëshirën tonë të lirë shkojmë për tu falur dhe pa na detyruar askush”./30ditët.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit