4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Pas fyerjes së gazetarit të KTV-së, MPJ nis procedurë disiplinore ndaj ambasadores Lama [video]

Më të lexuarat

Ofendimi i Alma Lamës drejtuar gazetarit Xhemajl Rexha dhe KTV-së, është bërë shkas që Ministria e Jashtme t’ia tërheqë vërejtjen stafit të saj diplomatik.

Letra e Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ-së nuk i është drejtuar vetëm ambasadores në Itali, por të gjithë ambasadorëve të Kosovës.

Në këtë udhëzim, të cilin e ka siguruar KTV-ja, stafi diplomatik udhëzohet që të mos marrë qëndrime politike dhe të respektojë hierarkinë në MPJ sa herë të kenë kontakt me mediat.

“Shërbimi i jashtëm përfaqëson interesat e Republikës së Kosovës jashtë vendit dhe çdo qëndrim që mund të bëhet për tema të brendshme në Kosovë, paraqet shkelje të këtij rregulli”, thuhet në këtë letër.

Ambasadorja e Kosovës në Itali, ish-deputete e LDK-së, ka reaguar pas stories së publikuar në Interaktiv, ku asaj i kujtohen deklaratat e dhëna për Presidentin e vendit dhe votimin për të. Mosrespektimi i këtij udhëzimi, pason me marrjen e masave disiplinore për të gjithë pjesëtarët e shërbimit të jashtëm.

Në Prishtinë ndërkaq MPJ ka nisur procedura disiplinore ndaj ambasadores Lama. Për fyerjen e ambasadores Lama ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile dhe AGK-ja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit