8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pas Brexit, fshati i vogël gjerman bëhet qendër e re gjeografike e BE-së

Më të lexuarat

Largimi i Britanisë nga BE do të thotë se qendra gjeografike e bllokut është zhvendosur në juglindje. Fshati Gadheim është qendra e re.

Fshati jugor gjerman i Gadheim ka një status të ri të veçantë.

Tani që Mbretëria e Bashkuar është ndarë zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, fshati i vogël në Bavari është bërë qendra gjeografike e bllokut.

Qendra e re e Evropës u llogarit nga instituti kombëtar hartografik i Francës, IGN, i cili vendosi vendin në 9 gradë, 54 minuta, 7 sekonda në lindje dhe 49 gradë, 50 minuta, 35 sekonda në veri.

Një monument me flamurin e BE-së, Gjermanisë dhe rajonit shënon pikën e mesme të saktë – në një fushë brenda kufijve të Gadheim.

Fermeri Karin Kessler tha se banorët e Gadheim kanë “ndjenja shumë të përziera” në lidhje me identitetin e ri të qytetit të tyre pas Brexitit.

Para Brexit, qendra e BE ishte qyteti bavarez i Westerngrund, vetëm 56 kilometra (35 milje) në veriperëndim të Gadheim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit