6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Pas Afrinit, banorët e Tel Rifatit kërkojnë çlirimin e territoreve të tyre

Më të lexuarat

Banorët e rajonit Tel Rifat të pushtuar nga organizata terroriste YPG/PKK dhe një numër i madh i pjesëtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kanë zhvilluar një tubim, ku kanë kërkuar që edhe territoret e tyre të çlirohen në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 400 anëtarë të ULS-së me origjinë nga rajoni Tel Rifat dhe një numër i konsiderueshëm civilësh bllokuan rrugën Sixhu-Azez, duke kërkuar që operacioni “Dega e Ullirit” të përfshij edhe rajonin Tel Rifat.

Komuniteti i mbledhur në një pikë afër rajonit Tel Rifat, ka hedhur sllogane kundër YPG/PKK-së dhe kërkoi zgjerimin e operacionit dhe rimarrjen e territoreve të tyre.

Pas përpjekjeve të elementeve të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe të sigurisë në rajon, komuniteti është bindur dhe më pas është shpërndarë pa shënuar ndonjë incident.

YPG/PKK në filim të vitit 2016, duke marrë mbështetjen e Rusisë dhe regjimit të Bashar al-Asadit, u zgjerua nga Afrini drejt juglindjes. Terroristët të cilët dolën jashtë Afrinit, detyruan rreth 250 mijë persona të migrojnë nga rajoni Tel Rifat dhe zonat përreth tij.

Banorët e rajonit Tel Rifat u strehuan në rajonin Azez, i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve dhe është fqinj me rajonin e operacionit “Mburoja Eufratit”.

Kreu i këshillit lokal i rajonit Tel Rifat, Mahmut Allito, në një deklaratë për AA para operacionit “Dega e Ullirit” ishte shprehur se ishin në pritje të përfundimit të kërcënimit në Afrin, në mënyrë që të kthehen në shtëpitë e tyre, ku vazhdojnë të detyrohen t’i braktisnin pas pushtimit të organizatës terrorriste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit