12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Parukierja Merita Merja denoncohet për prostitucion vajzash

Më të lexuarat

Kufijtë e një skandali seksual po prek incidenti i ndodhur në një parukeri në Tiranë, ku pronarja akuzohet se rrahu një kliente e cila refuzonte të paguante, pasi e fajësoi se i kishte djegur lëkurën e kokës.

Merita Merja, është parukierja tek “Rruga e Durrësit” që u procedua nga policia e Tiranës për dhunë ndaj klientes.

Policia tha zyrtarisht se “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.M, 40 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00 të datës 26 korrik 2016, në rrugën e “Durrësit”, ka rrahur shtetasen A.T, 27 vjeçe, banuese në Sauk”.

“Parukeri Estetikë Merita” është biznesi që drejton Merita Merja, ndërsa denoncimet e fundit nxjerrin në pah një skandal të vërtetë nëse këto pretendime do të jenë të vërteta.

Sipas këtyre denoncimeve, parukierja Merita shfrytëzon vajzat adoleshente që shkojnë në parukeri, duke i njohur ato me burra të mëdhenj në moshë, të cilët më pas i paguajnë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Janë dhjetëra mesazhe të qytetarëve që thonë se kanë rënë pre e mashtrimeve të saj. Disa prej këtyre mesazhe janë bërë publike dhe siç shikoni pamjet e sms-ve të publikuara tek faqja online ‘Jeta Osh Qef’, tregojnë bashkëbisedimin e Merita Merjas me adoleshentet, të cilave ajo u thotë se do të fitojnë 500 euro për të kaluar një natë me burra më të mëdhenj.

Po si pas këtyre denoncimeve të vajzave, gjithçka fillon kur ato shkojnë në parukeri për të krehur flokët, e që e zonja e biznesit Merita Merja miqësohet me to dhe më pas shkëmbejnë numrat e celularit. Pasi u merr numrin adoleshenteve, parukierja ua jep të njohurve të saj dhe më pas gjërat rrjedhin vetë.

18-vjeçarja publikon SMS-të me Meritën: Në 8 tek hoteli ose të tërhoqa zvarrë kurvë e vogël./noa.al

auto_2-141469777468

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit