10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Partitë në Maqedoni, afër marrëveshjes finale në “Përzhinë”

Më të lexuarat

Partitë politike në Maqedoni sërish në bisedime për të finalizuar marrëveshjen mbi çështjet e hapura. Mësohet se ata kanë përafruar pjesën më të madhe të qëndrimeve. Megjithëse palët zyrtarisht nuk bëjnë të ditur klauzolat e marrëveshjes, burime brenda negociatave thonë se palët janë afër zgjidhjes për të dyja çështjet, listën zgjedhore dhe reformat në media.

Ky është takimi i dytë i palëve pas vizitës së zyrtares së lartë amerikane Vikotria Nuland e cila u nda nga vendi e inkurajuar për arritjen e një marrëveshjeje shumë shpejtë.

Gazetari i Alsat-M i cili po i ndjek nga afër bisedimet, njofton se grupet e punës prej më shumë se dy orësh po diskutojnë për dy pikat e pa përmbushura nga marrëveshja e Përzhinës, pastrimi i listës zgjedhore dhe reformat në media.

Burime partiake për Alsat-M konfirmojnë se është vendosur që votuesit e diasporës të zhvendosën në lista të veçanta, ndërsa për 40 mijë votuesit që LSDM-ja opozitare kërkon të fshihen, palët kërkojnë që tu jepen dy afate shtesë që ato të paraqiten në KSHZ pasa se të fshihen.

Përfaqësuesit e katër partive kryesore, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, do të takohen përsëri sot për të vazhduar bisedimet për afrimin e qëndrimeve të tyre dhe daljen nga kriza e thellë politike në të cilën ndodhet vendi. Nga burimet partiake flitet se pjesë në këto bisedime mundet të jenë edhe detaje të reja shtesë të vëna nga ndihmës sekretarja amerikane shtetit Nuland. Paralelisht me kushtet flitet për datën 13 nëntor, si një nga opsionet për mbajtjen e zgjedhjeve si dhe për dhomat speciale në kuadër të Gjykatës dhe Ministrisë së brendshme.

Takimi i djeshëm u mbyll pa një marrëveshje për reformat në media dhe pastrimin e listës zgjedhore. Palët shqyrtuan për më tepër se tre orë të hënën propozimet e shtruara në tavolinën e negociatave ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-ve Xhes Bejli dhe ai i BE-së Aivo Orav. Pas takimit, diplomati evropian ishte i vetmi që u prononcua për gazetarët. Ai tha se në negociata është arritur progres ndonëse ende është arritur marrëveshje përfundimtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit