16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Partia suedeze ua ndalon meshkujve të urinojnë në këmbë?

Më të lexuarat

Partia e Majtë në Suedi e njohur si parti socialiste dhe feministe, është duke u munduar që të bëjë urinimin në këmbë për burra ilegal në toaletet publike.

Zyrtarët e kësaj partie dëshirojnë që të bëjnë tualetet “vetëm për tu ulur”.

Arsyetimi i kësaj partie është që në këtë mënyrë tualetet do të mbaheshin më të pastërta si dhe kjo do të ndikonte edhe në vet shëndetin e burrave pasi që kur je ulur fshikëza e meshkujve do të zbrazet në mënyrë më efikase.

Ndërsa në Islam, rekomandimet që përmbajnë këtë këshillë janë të vjetra mbi 14 shekuj, tradita e të Dërguarit Muhamed (paqja qofë mbi të) ka qenë e tillë saqë ai ka urinuar ulur dhe i ka rekomanduar të tjerët të urinojnë ulur. Pra është sunet që njeriu të urinoj ulur dhe nuk është haram të urinoj në këmb.

Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me te) ka thënë: “Kush ju thotë se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka urinuar në këmb, mos i besoni atij, pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka urinuar vetëm ulur.” (Tirmidhiu, shejh Albani ka thën se hadithi është Sahih, shih Sahih Et-Tirmidhi nr.11)

Ndërsa Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), po ashtu edhe Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me te) transmetojn nga Hudhejfeja (Allahu qoftë i kënaqur me te) se ka thënë: “Pejgmaberi (salallahu alejhi ve selem) u afrua njëherë tek një grumbull mbeturinash dhe urinoi, dhe ai ishte në këmb” (Buhariu dhe Muslimi)

Ky hadith tregon se lejohet që njeriu të urinoj në këmb, mirëpo kjo kur është i sigurt që nuk do ti stërpkë rrobat e tij me urin nëse urinon në këmb dhe është i sigurtë se pjesët e turpit të tij nuk rrezikohen për tu ekspozuar.

Për t’i bashkuar këto dy hadithe themi se urinimi ulur është sunet, ndërsa urinimi në këmb lejohet kur njeriu nuk ka mundësi të ulet (apo nëse ulet do ti stërkaten teshat), apo nëse është në ndonjë vend të hapur dhe ai qëndron në një pozitë më të lartë dhe urinon në një ambient të përshtatshëm, qoftë vend qe nuk përdoret për asnjë lloj aktiviteti, i sigurtë nga syri i njerëzve, i përshtatshëm që mos të stërpikë teshat apo mbathjet e trupit nga urina.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit