12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Partia radikale e djathtë në Britani premton se do të ndalon burkën

Më të lexuarat

Teksa Britania e Madhe përgatitet të shkojë në zgjedhjet e parakohshme, Partia për Pavarësi e Mbretërisë së Bashkuar (UKIP,) e cila njihet si radikale e djathtë, po përgatitet për të vendosur si premtim elektoral ndalimin e burkës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i UKIP, Paul Nuttall, në një deklaratë për BBC, ka thënë se do të bëjnë pjesë të programit elektoral, ndalimin e burkës dhe perçes.

Ai e ka cilësuar si pengesë për integrim, veshjen e burkës dhe më pas ka thënë se për gratë të cilat do të vazhdojnë të përdorin atë, do të kenë ndëshkime, por nuk ka dhënë detaje për këtë.

Programi i UKIP pritet të bëhet publik ditën e nesërme, ndërsa thuhet se pjesë e premtimeve elektorale është edhe ndalimi i sheriatit islam në këshillat ligjore të pakicave për ndërmjetësim.

Partia kishte parashikuar ndalimin e burkës edhe në programin elektoral të vitit 2010, por në atë të vitit 2015 nuk e kishte vendosur.

Votat e UKIP u rritën në vitin 2015 nga 9.5 për qind në 12.5 për qind. Për shkak të sistemit zgjedhor në vend, partia arriti të nxjerrë vetëm një deputet edhe pse kishte marrë 4 milionë vota. Ndërkohë aktualisht vlerësohet se kjo parti ndodhet në kuotën e poshtë 10 përqindëshit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit