10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim fiton zemrat e turqve

Më të lexuarat

Një nga kompanitë turke për sondazhe, ka zhvilluar një anketim që ka përfshirë 4260 persona nga 38 rrethe të vendit.

Sipas anketimit, terrorizmi zinte vendin e parë, me 23 % të anketuarve, tek problemet me të cilat përballej Turqia. Vendin e dytë e zinte papunësia me 19 % dhe vendin e tretë kriza ekonomike me 15 %.
Pyetjes nëse qeveria aktuale ishte e suksesshme, 78 % e elektoratit të kësaj partie iu përgjigj me po. Sakaq, me “po” iu përgjigj 66 % e elektoratit të partisë popullore republikane, 59.3 % e elektoratit të partisë së lëvizjes kombëtare dhe 64 % e elektoratit të partisë për paqe dhe demokraci të kurdëve.
53 % e të anketuarve e mbështesin kalimin e Turqisë në sistem presidencial, ndërkohë që kjo ide është refuzuar nga 31.7 % e tyre. 46.7 % shprehën dëshirën që nëse kjo ndodh, të jetë Erdogan presidenti i ardhshëm. Ndërkohë, presidenti Gyl mori vetëm 15 % të votave si president i ardhshëm.
52.4 % shprehën besimin e tyre lidhur me aftësinë e partisë për Drejtësi dhe Zhvillim për zgjidhjen e problemit të terrorizmit.
72 % u shprehën se Turqia është fuqia më e madhe në rajon, kurse 54 % thanë se Erdogani është udhëheqës me përmasa botërore dhe se ai do të fitonte zgjedhjet në çdo vend islam, nëse kandidon për president. 69 % mendonin se Turqia është lideri i vendeve të Botës Islame./AO/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit