Partia e Gruevskit me spiunë dhe shërbime serbe

0
50
Shpërndaje
 
 

VMRO – Partia Popullore ka kërkuar që pushteti aktual të mos i fshehë spiunët në radhët e tij, pasi që opinioni e ka të qartë se brenda kësaj partie ka të përfshirë shërbime serbe.

“VMRO-DPMNE të mos i fshehë kodoshët në radhët e saj, për shkak se opinioni shumë mirë e di se strukturat policore dhe instalimet serbe janë kujdesur për këtë parti, e cila si kundërshpërblim mori mbështetje materiale”, theksoi Vane Cvetanov nga VMRO-Popullore, transmeton INA.

Sipas tij, nga partia e Nikola Gruevskit nuk mund të pritet gjë, kur dihet se si këngëtarja serbe Ceca Raznjatovic fotografohej në shtabin e partisë së tij dhe se kuadrot e reja të VMRO-DPMNE kënaqeshin dhe deheshin me muzikë nacionaliste serbe.

“Në Maqedoni duhet të zbardhet e vërteta historike dhe duhet të kemi një proces gjithëpërfshirës dhe transparent të lustrimit, për të zbardhur të vërtetën se kush gjunjëzohej në Beograd duke shkelur VMRO-në e shenjtë”, theksoi Cvetanov, një ish-funksionar i VMRO-DPMNE , që kryente detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Pastrimin e Parave, që më pas u shkarkua dhe u largua nga detyra, për shkak të mospajtimeve politike me kryeministrin Gruevski. /Telegrafi/kohaislame