1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Parti e re në Kosovë, themelues: Labinote Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti

Më të lexuarat

Kosova nga e shtuna ka edhe një parti politike më tepër pasi ish-anëtarët e Partisë për Drejtësi, Amir Ahmeti dhe Labinote Demi- Murtezi kanë themeluar “Iniciativën Qytetare për Drejtësi dhe Unitet”.

Lajmin për themelimin e kësaj partie e ka bërë të ditur vet Ahmeti me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Pas shumë takimeve e konsultative me përfaqësues të spektrit politik konservator, shoqërisë civile dhe individë të profesioneve të ndryshme, në mbledhjen e fundit të mbajtur me datë 05 gusht 2017 u themelua “Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet”.

Kjo iniciative u themelua me synimin e bashkimit dhe zgjerimit të spektrit politik konservator në “vendin tonë.

Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale më 22 tetor 2017.

Po ashtu me synimin për ndërtimin e një shteti ligjor e demokratik, ku qytetari i Kosovës do të jetë në qendër të vëmendjes së politikave të demokracisë konservatore, të mbështetur në vlerat dhe traditat e identitetit tonë kombëtar e fetar.

Me synimin e ndërtimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes se diversitetit të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, të bazuar në moral të shëndoshë individual dhe kolektiv, për të mundësuar një zhvillim të natyrshëm demokratik në shtetin tonë”, ka shkruar Ahmeti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit