3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

PARREGULLSI NË TESTIN E MATURËS!

Më të lexuarat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se testi i maturës është përcjellë me parregullsi të shumta, madje nuk janë respektuar as procedurat ligjore, andaj si i tillë duhet anuluar. AAK nuk është e kënaqur as me rezultatin e testimit të maturës, ngase, sipas AAK-së, rezultati është “fryrë” nga zyrtarët e Ministrisë së Arsimit.

Kryesuesi i Departamentit për Arsim në AAK, Jonuz Salihaj, të premten në një konferencë, ka thënë se rezultati i testit të maturës nuk është real, ngase në disa paralele ende nuk janë shpallur rezultatet e provimit. Sipas Salihajt, është e pakuptimtë sesi pas shtyrjes së shpalljeve të rezultateve për disa herë, të dilet me një rezultat jo të plotë. Ai ka shtuar se testimi i maturës është përcjellë me parregullsi të shumta, si nga manipulimi i komisionarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për vëzhgim, e po ashtu edhe nga vetë nxënësit të cilët në mënyra të ndryshme kanë kopjuar.

Për më tepër, ai vlerëson se një organizim i tillë po vazhdon të dëmtoj interesin e nxënësit duke i favorizuar nxënësit e papërgatitur dhe duke i goditur direkt nxënësit e mirë të cilët janë viktimat më të mëdha të këtij procesi.

Sipas Salihut, ekzistojnë vetëm dy rrugë për dalje nga ky qorrsokak, ose të organizohet procesi në përputhje me ligjin, me instrumente matëse të standardizuara dhe proces të organizuar në mënyrë të përgjegjshme, ose të pezullohet krejtësisht.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit