7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Parlamenti izraelit miraton në leximin e parë projektligjin për Jerusalemin

Më të lexuarat

Pralamenti izraelit (Knesset) miraton në leximin e parë projektligjin i cili ndalon tërheqjen e Izraelit nga Jerusalemi Lindor

JERUSALEM (AA) – Pralamenti izraelit (Knesset) miraton në leximin e parë projektligjin i cili ndalon tërheqjen e Izraelit nga Jerusalemi Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë Lista e Përbashkët Arabe thekson se Knesset ka miratuar në leximin e parë projektligjin i cili pengon çdo ndryshim që do të bëhet ndaj autoritetit të Izraelit mbi Jerusalem.

Projektiligji i cili është propozuar nga deputetja e partisë shtëpia e hebrenjve, Shuli Moalem Refaeli parashikon “që Jerusalemi është përgjithmonë kryeqyteti i Izraelit dhe i popullit hebre dhe gjithashtu në rast se bëhet kryeqyteti i Izraelit nuk mund të ndryshohet në asnjë mënyrë pa patur miratimin e 80 anëtarëve në Knesset”.

Ndër të tjera thuhet se në parlamentin 120 anëtarësh ku projektligji është miratuar me 58 vota pro dhe 48 kundër, bëhet e ditur se projektiligjit i ka dhënë mbështetje edhe partia Likud anëtar i së cilës është kryeministri Benjamin Netanyahu.

Që projektligji të marrë formën e ligjit është e nevojshme që të kalojë edhe në tre votime.

Ndërsa Jusuf Xhebbarin deputeti i Listës së përbashkët Arabe që kundërshton këtë projektligj në një deklaratë me shkrim ka vënë në dukje se projektligji nuk merr në konsideratë as komunitetin ndërkombëtar lidhur me Jerusalemin Lindor.

“Ky ligj po shtohet në numrin e ligjeve pushtuese të cilët përpiqen të shkelin të drejtën e popullit të Palestinës për pavarësi dhe autoritet. Miratimi i këtij projektligji ka treguar edhe njëherë fytyrën e qeverisë pushtuese dhe koloniale e cila kërkon të eliminojë mundësitë e çdo lloj dialogu paqësor me popullin e Palestinës”, ka thënë Xhebbarin.

Përderisa palestinezët kërkojnë formimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor i cili ndodhet nën pushtimin e Izraelit që nga viti 1967 e deri tani, theksohet se Izraeli mbron idenë e tij se i gjithë Jerusalemi, përfshirë edhe atë Lindor është i tyri dhe se kjo do të mbetet si e tillë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit