7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Parlamenti grek miraton shkurtime të reja të shpenzimeve

Më të lexuarat

Ligjvënësit grekë kanë miratuar të dielën shkurtime të reja të shpenzimeve dhe rritje të taksave.

Këto masa janë kërkuar nga kreditorët evropianë, në këmbim të këstit të ri të parave nga paketa e ndihmës.

Legjislacioni vjen dy ditë përpara një takimi të ministrave të Financave të Eurozonës, të cilët do të vlerësojnë hapat e Athinës në përputhje me kushtet e vëna.

Në korrik të vitit 2015, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka pranuar kushtet për paketën e tretë të ndihmës nga Evropa, në vlerë prej gati 100 miliardë dollarësh.

Në atë kohë, ai i ka thënë publikut grek se marrëveshja me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar është mënyra e vetme për të parandaluar kolapsin total të ekonomisë greke dhe daljen e Greqisë nga Eurozona.

Derisa Parlamenti ka miratuar masat e reja të dielën, mijëra njerëz kanë protestuar në qendër të Athinës kundër legjislacionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit