20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Parlamenti Europian e “vrau” ACTA-n!

Më të lexuarat

Komuniteti online e realizoi një betejë të madhe. Parlamenti Evropian e ka rrëzuar ACTA-n!

Kundër ACTA-s kanë votuar 478 deputetët. Vetëm 39 prej tyre ishin në favor, ndërsa 165 europarlamentarë abstenuan.

Sa i përket Bashkimit Evropian, ACTA është çështje e vdekur, raporton AP, e cili thekson se marrëveshja kontroverse ndërkombëtare është refuzuar nga PE nga frika se mund ta kufizojë lirinë e internetit.

Megjithatë, beteja nuk ka mbaruar ende. Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka thënë se ACTA mund të kthehet përsëri në votim kur në aspektin juridik konstatohet nëse dispozitat e ACTA-s shkelin të drejtat themelore të njeriut që BE-ja ua garanton qytetarëve të saj.

Gjithashtu, nuk duhet të përjashtohet mundësia që ACTA të mbijetojë në disa vende evropiane. Të gjitha vendet jo anëtare të BE-së mund ta ratifikojnë dhe ta bëjnë ACTA-n pjesë të traditave të tyre ligjore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit