7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Parashikimi i spiunazhit rus: ja strategjia e Trump për Jeruzalemin dhe kush është “faktori” i tretë” që do ndezë Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Shërbimet ruse të sigurisë kanë bërë një parashikim të tmerrshëm, një pjesë të cilit është publikuar edhe në Sputnik Italia, me autor Luciano Lago. Siç duket, portali i Kremlinit jo pa një qëllim ka përdorur kanalet italiane për t’i dhënë mesazh Perëndimit.

Sipas Sputnik, që i referohet shërbimeve ruse të inteligjencës, Trump me njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit ka pasur një qëllim të qartë që e ka edhe objektiv politik: të konfigurojë një përplasje mes Perëndimit dhe Botës Islame, sipas teorisë së bërë hershëm publike nga pedagogu i Harvardit, Huntington, që e ka quajtur një “Përplasje Civilizimesh”.

Sputnik shkruan se Trump po përdor atë që quhet “faktori i tretë”, e që si synim ka bashkimin e të krishterëve në një front me sionistët hebrenj, në lidhje me botëkuptimin si për Jeruzalemin ashtu edhe për Lindjen e Mesme.

Lago thekson se “Nuk është e vështirë për të kuptuar se SHBA është duke u përpjekur për të arritur rrjetin ushtarak dhe ekonomik të mbikqyrjes në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përdorur kryesisht ato vendet e pasura arabe si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, etj., në mënyrë jo vetëm për të fortifikuar Izraelin, por edhe për të dobësuar strukturën e Palestinës në afat të shkurtër dhe afatgjatë. Palestina synohet të mbahet në këtë faze, ose edhe më keq, të avancimit të saj, duke mos e lejuar që të ndërtojë shtetin e saj”.

Sputnik thekson më tej se Trump do të nisë një përplasje direkte me Botën Islame, duke filluar nga vendet shiite për të vazhduar me sunitët.

“Në afat të gjatë ka një problem thelbësor dhe shumë më tepër shqetësuese që ka të bëjë me një çështje e cila tejkalon kontekstin palestinez dhe Lindjen e Mesme. Po bëhen përpjekje për të krijuar fondamentalistët e krishterë, me qwllim arritjen e një bashkimi mes Sionizmit dhe rrymave të krishtera, të tilla si evangjelistët apo sekte të tjera protestante.

Aktualisht, të krishterët janë në një pozicion me muslimanët përsa i përket Jeruzalemit, por në një përplasje dyanëshe, pra Perëndim-Botë Islame, ka shumë gjasa që të krishterët mund të bashkohen me kauzën sioniste për Jeruzalemin.

Çfarë është kauza sioniste? Është ajo që e konsideron Jeruzalemin si kryeqyteti i përjetshëm i Izraelit. Në fakt, Jeruzalemi është një qytet i shenjtë për tre besimet monoteiste: hebrenjtë, muslimanët dhe të krishterët. I tillë njihet edhe nga OKB dhe e drejta ndërkomëtare. I tillë ka qenë dhe në kohën e Perandorisë Osmane.

“Qëllimi i këtij bashkimi, i cili po ecën në përpjekjet e propagandistëve dhe ideologëve neokonservatorw, nuk është vetëm për të dominuar zonën në jug të Rusisë dhe Kinës, pra konkurrentëve të SHBA, por edhe për të shkatërruar Islamin shiit”, shkruan Lago për Sputnik, duke iu referuar shërimeve ruse.

Në fakt ky përfundim mund të jetë thjeshtë i njëanshëm, meqë Moska ka marrëdhënie të mira me shiitët, duke nisur me Iranin. Pasi SHBA me të pushtuar Irakun, gjënë e parë që fuqizuan ishin shiitët irakenë të cilët ishin të arratisur në Iran gjatë regjimit të Sadam Husseinit. SHBA shkatërroi elitën sunite irakene dhe tashmë Bagdati është një shtet satelit i Teheranit, por natyrisht edhe i SHBA-së.

Ky element, pra lufta ideologjike e zhvilluar nga neokonservatorët, kosiderohet sipas disa analistëve, si “faktori i tretë” dhe është elementi më shqetësues. Trump, po bën ashtu si George W.Bush, i cili me anë të evangjelistëve fanatikë përgatiti konceptin e “teorisë së të keqes” hyri në luftë në Irak, duke arritur që të fitonte mandatin e dytë me konceptin e një gjenerali që po lufton për të drejtën.

Trump, i shkatërruar totalisht brenda vendit, ku nuk ka zbatuar asnjë nga premtimet e tij ekonomike, shpreson se duke ngjallur “Luftën e Shenjtë” do të krijojë një kauzë për të mbetur në “tavë” politikisht.

Ka, megjithatë, qarqe perëndimore të cilat janë të vetëdijshëm për rrezikun e një reaksioni të pakontrollueshëm që mund të çojë në një konflikt botëror. Lago, duke cituar shërbimin sekret rus thekson se Administrata Trump po bën edhe përgatitjet ushtarake për një konfrontim.

“Pentagoni po planifikon të pajiset me një gjeneratë të re armatimesh, duke krijuar një logjistikë të ndryshme, si në rastin e funksionit izraelit që konsiderohet si një aerplanmbajtëse tokësore, në kontekstin e një strategjie të lidhur edhe me kontrollin e burimeve të energjisë, naftës dhe gazit, ku është e domosdoshme që të ketë një bazë ideologjike që tejkalon kontekstin e Amerikës së Veriut dhe që është dhënë nga bashkimi midis sionizmit dhe sekteve të krishtera fundamentaliste. Kjo do të paraqesë një problem se si të pajtohen me vende të tilla si Arabia Saudite … por do të tejkalohet duke pasur parasysh interesin strategjik të mbretit saudit për të ruajtur marrëdhëniet e aleancës me SHBA dhe Izraelin”, shkruan Sputnik.

Analiza e rusëve përfundon me atë që në të ardhmen do të ketë një rezistencë të madhe për akuzën e Palestinës, në mënyrë për ta polarizuar botën si në kohën e Luftës së Ftohtë. Por këtë radhë nuk ka një “Perde të Hekurt” në mes, por vetëm luftë frontale./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit