14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Paraqitet Google Nexus 7

Më të lexuarat

Dje në konferencën Google I/O 2012, ndërmarrja paraqiti një tablet të ri të brendit Asus të quajtur Nexus 7.

Nexus 7 ka një ekran 7 inçësh, IPS (In-Plane Switching), me rezolucion prej 1,280×800. Tableti është 7 inçëshi i parë që ka procesor 3 katërbërthamësh 1.3 GHz Nvidia Tegra.

Disa nga veçoritë e tjera janë: një mikro port për USB, 1GB RAM, kamera e përparme prej 1.2 megapikselësh, nuk përmban kamerë të pasme, një xhiroskop, GPS, shpejtësimatës, mikrofon dhe Wi-Fi 802.11a/b/g.

Pajisja është e hollë 10.45 mm, dhe peshon rreth 317 gramë, kurse nga pamjet e para të paraqitura duket të jetë me madhësi të njëjtë me Kindle Fire.

Nexus 7 do të jetë pajisja e parë që do ta përdor versionin e fundit Android 4.1 të sistemit operativ Android, të njohur ndryshe si Jelly Bean. /PCWorld Albanian/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit