12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Paraja: nga Motivim në Obsesion me rrezikshmëri të lartë

Më të lexuarat

Shkruar nga Kostandin Feshti

Të gjithë punojnë për të arritur një rezultat të caktuar në jetën e tyre dhe sigurisht që ky rezultat lidhet ngushtë dhe me vlerën monetare që shikon në fund të ditës tek llogaria bankare. Për biznesmenët, kapitali i vendosur është gjithçka. Është trashëgimia që do t’i lënë pas të afërmve, pasuria me të cilën do të mbahen mend dhe një tregues për suksesin e arritur. Por ndoshta ndonjëherë, e gjithë kjo ambicie kthehet në një obsesion ekonomik, i cili fare lehtë mund të fillojë të ndikojë në marrëdhëniet me njerëzit, mund të përkeqësojë shëndetin, madje ka pasur dhe nga ato raste ku personat kanë kryer vetëvrasje si pasojë e problemeve ekonomike, ose për ta thënë në gjuhë më popullore: “Vrau veten se ishte i fiksuar pas lekut dhe s’kishte sa donte”…

Image result for economicsNjë nga shkaktarët kryesorë të problemeve me karakter ekonomik është “punësimi’. Në vitin 2016 shkalla e papunësisë në nivel global ka qenë 5.73%, më pas në vitin 2017 u ul në 5.49% dhe në vitin 2018 me një ulje, ulja më efikase që nga kriza globale financiare, ku ishin vetëm 192 milionë njerëz të papunësuar. Në teori kjo është mjaft mirë, por në terren, jo dhe aq. Me rritjen e sipërmarrjeve dhe sipërmarrësve, numri i bizneseve është shtuar, konkurrenca është bërë dhe më e fortë, por risitë në treg janë pakësuar. Pra, shumica e sipërmarrjeve ofrojnë të njëjtin produkt. Disa me cilësi të reja, çmim më i lartë, disa me më pak specifika, çmim më i ulët, por funksioni mbetet i njëjti. Por çdo sipërmarrës synon kapital, synon pozicionim në shkallën e biznesit dhe një jetëgjatësi në fushën ku po operon.

Përsëri ka një POR… në momentin që ti si themelues nuk fiton nga produkti aq sa po shpenzon për të dhe më pas nga këto rënie fillon të hasesh me probleme lidhur me pagat, aksionerët, sponsorët që kërkojnë pjesën e tyre e kështu me radhë. Të gjitha këto probleme ekonomike janë hapat drejt problemeve të thella psikologjike.

Image result for economicsPsikologu/Psikiatri Michael Freeman, shprehet se sipërmarrësit me aftësitë e tyre si kreativiteti, ekstra-oversioni, dhe mendja liberale, janë gjithashtu cilësi shumë herë të lidhura me depresionin, ADHD ( Attention Deficit Hyperactivity Disorder-Defiçit i Vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ), bipolaritetin dhe përdorimin e substancave. Ai gjithashtu citon se “gati gjysma e sipërmarrësve, në një moment të caktuar të jetës së tyre kanë hasur një kolaps mendor ose kanë rënë në depresion.”… Ndërsa, një nga kontributorët e revistës FORBES shprehet se: “Duke qenë gjithmonë të fokusuar pas biznesit 24/7, duke konkurruar çdo minutë të jetës së tyre, këta biznesmenë harrojnë t’i kushtojnë rëndësi dhe gjërave të vogla e të thjeshta në jetë.”

Një studim i kryer Insitituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit, tregon se gati 6.7% e të rriturve amerikanë, kanë pësuar të paktën një incident depresiv gjatë 2014.

Image result for economicsPra, është pikërisht konkurrenca ajo, e cila çon në këtë gjendje fizike e mendore. Them fizike, pasi një nga pasojat kryesore dhe më të rrezikshme të depresionit apo mbingarkimit të mendjes me ankth, është “kequshqyerja”, e cila më pas çon në një mori çrregullimesh metabolike, sëmundje neurotike, muskulare, kardiovaskulare etj.

Por e gjithë kjo konkurrencë zhvillohet pikërisht për një arsye kryesore: PARAJA. Është paraja motivuesja më e mirë në hapat e parë dhe më pas shndërrohet në faktorin kryesor të dëmtimeve vetjake që mund të pësojë jo vetëm individi, i cili e menaxhon biznesin, por dhe nënpunësit e tij.

Image result for competitionMaterializmi po pushton botën dhe po rritet dita-ditës. Shumë ekonomistë dhe profesionistë të fushës shprehen se po të merret e gjithë ndodhia në bazë të teorisë së evolucionit nga Darwin, gjithçka ka kuptim: meqënëse resurset natyrore janë të limituara, qëniet humane do të duhet të konkurrojnë për to dhe të tentojnë për të poseduar sa më shumë të jetë e mundur nga to. Dalim në rezultatin se materializmi, obsesioni mbi paranë dhe konkurrenca janë një trinom i rrezikshëm me efekte në psiqikën e njerit, shëndetin e tij fizik dhe në mendësinë e “lifestyle”-in e një globi të tërë.

“Kurseni siç duhet, Harxhoni sa duhet dhe në fund të çdo gjëje shijoni jetën.” – Citat nga libri “Happy Go Money” nga autorja, Melissa Leong.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit