10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Para se ti zgjoni fëmijët tuaj nga gjumi

Më të lexuarat

Para se ti zgjoni fëmijët tuaj nga gjumi, uluni përbri tyre për tre minuta dhe u lexoni me zë të ulët Ajetin Kursij dhe tre suret e fundit të Kuranit. Mandej, i zgjoni me qetësi dhe britmat e çjerrjet se janë shumë vonë, i zëvendësoni me fjalët “Subhanalla, elhamdulila, la ilahe il-lallah”.

Ulu përbri fëmijëve të tu disa minuta para se ti zërë gjumi, thuaju se i do fort… përqafoji dhe puthi në ballë… Sill ndërmend një ide motivuese dhe të bukur për të nesërmen dhe diskutoje me ta. Kështu, do të flenë duke menduar gjëra të bukura dhe do të zgjohen gjithë energji dhe pozitivizëm.

Mos i lejoni të shohin televizor ose ipad menjëherë pasi të zgjohen nga gjumi, pasi bebja e syrit në ato çaste është në zgjerim e sipër dhe mund të dëmtohet nga rrezet.

Një masazh i lehtë mund ta ndihmojë fëmijën të qetësohet dhe relaksohet, ashtu siç ndihmon tretjet dhe përmirëson cilësinë e gjumit të tij. Njëkohësisht, kjo e forcon lidhjen tuaj emocionale, prandaj mos e privo fëmijën tënd nga prekjet prindërore.

Fëmija përfton morale të larta dhe sjelljen e duhur, si rezultat i respektit reciprok mes dy bashkëshortëve. Kjo vlen dhe për të kundërtën.

Fjetja me fëmijët ndonjëherë, në shtëpi apo në udhëtime të ndryshme, e thellon komunikimin shpirtëror me ta dhe u heq shumë iluzione rreth marrëdhënies baba-nënë.

Le ti dëgjojnë sa më shpesh prej prindërve shprehje të tilla si: Jam krenar me ty, je fëmijë i mrekullueshëm, çfarë mendon sikur…? A mundem të të ndihmoj?

Një bisedë bindëse dhe jo e vonuar, është një nga metodat më të suksesshme kur fëmija manifeston kokëfortësi. Zvarritja e bisedës e bën fëmijët të ndihet se e fitoi betejën pa të drejtë.

U kërkoni fëmijëve ta ndërpresin të qarën para se t’ua plotësoni nevojën e tyre, çfarëdo qoftë ajo. Kështu nuk do të mësohet me të qarën si një model sjelljeje që i sjell përfitime.

Gjatë gjumit të fëmijës dhe pak para se ta zgjoni, uluni në krevatin e tij, përqafojeni dhe përkëdheleni, që të zgjohet i shoqëruar me momentet më të bukura të dashurisë dhe dhembshurisë prindërore.

I shpeshtoni shprehjet që e lidhin fëmijën me Zotin, si: Zoti na dhashtë të mira, Zoti u dashtë… Sa më shumë të rritet dhe edukohet fëmija me dashurinë për Zotin, aq më shumë do i druhet gjynaheve, aq më mirë do i kryejë detyrat dhe do të dallohet nga të tjerët.

O Ti që e mbrojte Musain a.s edhe pse ishte foshnje dhe nuk u mbyt në lum, mbroji dhe kujdesu për fëmijët tanë nga rreziku i mbytjes në sprovat e jetës dhe kënaqësitë e saj! O Zot na jep fëmijë të mirë! Amin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit