7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Para ca vitesh një kryetar i Durrësit kishte bërë statujë perëndinë e tërmetit!

Më të lexuarat

Shqipëria po kalon momente të vështira pas tërmetit, ku 51 viktima kanë mbetur si pasojë e shembjeve të pallateve në Durrës e Thumanë. Tërmeti 6.4 ballë ishte i fuqishëm dhe la shumë pasoja në qytetin e Durrësit. Gjatë kësaj tragjedie, dolën në pah shumë gabime që kishte bërë pushteti për vite me radhë në këtë qytet duke abuzuar me lejet e ndërtimit në bregun e detit.

Por diçka interesante po del që është postuar para ca kohe, është një vepër “arti” e punuar nga Ilirian Xhixha, e që sipas ish-kryebashkiakut Vangjush Dako ai qenka “Hyjnia i Detit dhe Tërmeteve”.

Hoxha Musatafa Tërniqi nga Durrësi e ka rikthyer në vëmendje këtë gjë duke shkruar: “Ish kryebashkiaku i Durrësit mendoi se i bëri një dhuratë qytetit të Durrësit kur vendosi një vepër arti pikërisht Redonin, perëndinë e detit sipas mitologjisë ilire dhe për ta bërë më interesante i shtoi se na qenka dhe i tërmeteve. Sfidoi Allahun dhe Allahu po nga deti e coi tërmetin për t’i gjunjëzuar të gjithë. Dëshmojmë se vetëm Allahu është Zoti ynë, vetëm Atë adhurojmë dhe vetëm Atij i kërkojmë ndihmë.”/KohaIslame.com/

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit