Papa Françesku ka dënuar sulmin e së dielës në një park të Pakistanit, i cili ka lënë mbi 70 veta të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur, njofton REL.

“Dje, në qendër të Pakistanit, Pashkët janë përgjakur me një sulm të shëmtuar, që ka masakruar aq shumë njerëz të pafajshëm, shumica familje të pakicës së krishterë, e sidomos gra dhe fëmijë”, ka thënë Papa.

“U bëj thirrje autoriteteve civile dhe të gjithë sektorëve që të rikthejnë sigurinë dhe qetësinë e popullsisë, e sidomos për pakicat e rrezikuara fetare”, ka thënë kreu i Selisë së Shenjtë.

Përgjegjësinë për sulmin në qytetin Lahore të Pakistanit e ka marrë një degë e talibanëve.