4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Papa i koptëve të Egjiptit dhe presidenti palestinez Abbas refuzojnë të takojnë Pence për Jerusalemin

Më të lexuarat

Kreu i Kishës së Koptëve, Papa Tawadros II dhe Presidenti palestinez Mahmud Abbas refuzuan të takoheshin me Zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence në shenjë proteste ndaj vendimit të Uashingtonit për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump “nuk mori parasysh ndjenjat e miliona popujve arabë”, u tha në një deklaratë kishës koptike, duke shtuar se kanë vendosur mos të pranojnë vizitën e Pence në Egjipt.

“Kisha Ortodokse Koptike egjiptiane refuzon të pranojë në vizitë nënpresidentin amerikan Mike Pence,” tha ai, duke shtuar se do të lutet për “mençurinë dhe do të adresojë të gjitha çështjet që ndikojnë paqen për njerëzit e Lindjes së Mesme”.

Ministri i Jashtëm palestinez Riyad Al-Maliki tha të shtunën se Abbas nuk do të takohet me Pence gjatë vizitës së tij në rajon dhe nuk do të ketë komunikim ndërmjet zyrtarëve amerikanë dhe palestinezë.

Vendimi vjen një ditë pasi kleriku më i lartë mysliman i Egjiptit Ahmed al-Tayeb, kreu i Al-Azhar, gjithashtu nuk pranoi të takonte Pence.

Të krishterët egjiptianë koptik përbëjnë rreth 10 për qind të 93 milion njerëzve të vendit dhe janë pakica më e madhe fetare në rajon.

Veprimi i Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit nxiti protesta palestineze, përplasje sporadike dhe një thirrje për një intifadë të re ose kryengritje mes frikës nga gjakderdhja e re në rajon./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit