9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Papa i kërkon Trump të rishikojë vendimin për emigrantët

Më të lexuarat

Papa Françesku kërkoi të hënën që presidenti i ShBA-së, Donald Trump të rishqyrtonte vendimin për dëbimin e migrantëve të rinj të ardhur në ShBA në mënyrë të paligjshme.

“Unë e kam dëgjuar presidentin e ShBA-së të flasë, duke e prezantuar veten si një njeri pro jetës. Nëse ai është pro saj, atëherë ai duhet të kuptojë se familja është burimi i jetës dhe ne duhet ta mbrojnë unitetin e saj”, deklaroi papa Françesku, i cituar nga agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

Javën e kaluar, presidenti amerikan njoftoi vendimin për abrogimin e programit të ashtuquajtur, DACA, i ideuar dhe i zbatuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama, në vitin 2012.

Programi DACA lejoi rreth 800 000 të rinj që të mbeteshin në SHBA, të punonin dhe të shkolloheshin atje.

Trump i ka kërkuar Kongresit që këtë akt ta zëvendësojë brenda gjashtë muajve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit