5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Papa Françesku trondit botën e krishterë, ja çfarë ka thënë për prifërinjtë pedofilë

Më të lexuarat

Papa Françesku ka reduktuar dënimet për priftërinjtë pedofilë të cilët abuzojnë me fëmijët që janë më të vegjël se 12 vjeç. Lideri i një prej grupeve më të mëdha të besimit fetar në botë do të aplikojë vizionin e tij për një kishë të mëshirshme dhe do që të ndryshojë dënimet për një pjesë të priftërinjve.

Prifti italian Mauro Inzoli është dënuar me heqjen e të drejtës së ushtrimit të besimit fetar në vitin 2012, por Papa Françesku ka ndryshuar këtë vendim në vitin 2014, duke i thënë atij që të kthehet në një besimtar të devotshëm dhe të lutet për mëshirë e falje gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës.

Rasti i Inzolit thuhet se është i ngjashëm me shumë raste të tjera ku dënimi është rekomanduar nga vetë këshilli i Papës për të tilla çështje, Kongresi i Vatikanit për Doktrinën e Fesë.

Inzoli është dënuar dhe shpallur fajtor nga një gjykatë italiane për abuzime seksuale ndaj 5 fëmijëve ndërsa tani po përballet me një gjyq të dytë duke u hequr të drejtën e priftërimit rreth 800 priftërinjve.

Ndaj këtij vendimi të Papa Françeskut ka pasur mjaft reagime, duke marrë parasysh se është shumë i madh numri i atyre që shprehen tërësisht kundër faljes së përdhunuesve të fëmijëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit