16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Papa Françesku: Donald Trump nuk është i krishterë

Më të lexuarat

Papa Francesku ka vënë në pikëpyetje kristianizmin e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Një reagim që vjen pas deklaratës së miliarderit për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën. Ati i shenjtë, i cili ndodhet në fund të udhëtimit të tij në Meksikë, tha se një person i cili mendon vetëm për ndërtimin e mureve dhe jo të urave, nuk është i krishterë.
Papa bergolio nuk pranoi ti përgjigjet pyetjes nëse amerikanët duhet apo jo të votojnë Trump, i cili kryeson deri tani garën e republikanëve.
“Ajo që unë mund të them është që ky person nuk mund të jetë i krishtere nëse ka bërë deklarata të tilla. Ne duhet të konfirmojmë deklaratën dhe nëse rezulton kështu, unë do ti jap atij benefitin e dyshimit” tha papa.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit